Filipçe: Gjatë javës së ardhshme si donacion duhet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 teste, reagjense për testim të koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp për gjendjen me koronavirusin në vend, informoi që gjatë javës së ardhshme si donacion duhet të arrijnë 500 mijë maska, 20 mijë teste, si dhe reagjense për testimin e virusit.

 

“Sot pata takim me ambasadoren e SHBA-ve, Kejt Mari Bërnz dhe e falënderova për mbështetjen e dhënë në periudhën e fundit për modernizimin e laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik dhe tani është institucion qendror në vendin ku kryhen të gjitha testimet. Kemi marrë përgjigje prej më shumë donatorësh, përmes Qeverisë norvegjeze për makina respiratore, të cilat i presim në fillim të prillit, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të marrim përgjigje definitive edhe nga Ambasada e Kinës, nga e cila kërkuam donacion para disa javëve dhe përfaqëesuesit e ambasadës njoftuan se gjatë ditëve të ardhshme do të marrim përgjigje definitive. Gjatë javës së ardhshme si donacion duhet të arrijnë 500 mijë maska, 20 mijë teste, si dhe reagjense për testimin e virusit”, potencoi ministri Filipçe.

Në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi se 24 pacientë të ri janë diagnostikuar me koronavirus edhe atë në Shkup (15), Kumanovë (katër), Dibër (dy), Ohër 3/27/2020 Filipçe: Javën e ardhshme do të arrijnë 500.000 maska dhe 20.000 teste – МИА https://mia.mk/filipce-javen-e-ardhshme-do-te-arrijne-500-000-maska-dhe-... 2/4 (një), Shtip ( një), Tetovë (një), ka një pacient lidhur me Klinikën e Lëkurës në Shkup, me të cilët numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus sot deri në ora 12 pasdite arrin 201 persona. Shumica e rasteve janë në Shkup (123), pastaj vijon Dibra (43) me dy vdekje, Kumanovë (15) me një të vdekur, Shtipi (tetë), Velesi (tre), Ohri (tre), Kavadari (dy) , Prilepi (dy), Gostivar (një) dhe Tetovë (një).
 

“Një pacient nga Dibra është lëshuar nga Klinia e Sëmundjeve Infektive, i cili është dërguar për trajtim në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme me dy teste të njëpasnjëshme negative, dhe po përgatitet lëshimi edhe i një pacienti tjetër nga Shkupi i cili gjithashtu ka dy teste të njëpasnjëshme negative dhe do të dërgohet në trajtim në shtëpi, kemi tre pacientë të shëruar dhe tre pacientë të vdekur. Gjendja e pacientëve në Shtip është e mirë pa ndonjë manifestim të rëndë të formës së sëmundjes”, tha ministri Filipçe.

Filipçe informoi se vendi ynë, gjatë ditës së djeshme, ishte në një studim të madh për të zgjedhur terapinë më të përshtatshme për pacientë të sëmurë nga koronavirusi COVID-19, e ashtuquajtur “Solidaritet”.

 

“Studimin e udhëheq Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të janë të kyçura më shumë vende. Bëhet fjalë për studim multicentrik në të cilin analzihoen rezultatet e më shumë qasjeve në mjekim, duke pasur se të gjitha terapitë në këtë moment, siç njoftuam në disa raste deri tani janë “off label”, gjegjësisht duhet të kryhen studime klinike. Por, veçse janë pjesë e rekomandimeve të më shumë vendeve, duke pasur parasysh se kanë treguar rezultate të mira te grupe të caktuara pacientësh, në pajtim me këtë, kombinimi i barërave të cilin në filluam ta japim veçse aplikohet në klinikën tonë. Të gjithë pacientët janë analizuar dhe në mënyrë kardiologjike janë vlerësuar, ku është e nevojshme në mënyrë indikative kyçet terapi, te personat të cilët janë në spital dhe tek të cilët mund të jepet vlerësimi i specialistëve sipas mjeksisë infektive”, deklaroi ministri Filipçe.
 

 

“Në vijim është edhe trajnimi onlajn i punonjësve shëndetësor me ndihmën e Universitetit “Brown” nga SHBA-të. Ky trajnim përfshin 20 mjekë, 20 infermierë që trajnohen për të qenë trainer për përvojat në trajtimin e këtyre pacientëve në çdo aspekt, pranimin, vlerësimin, qasjen te pacientët, etj. Falë ekspertëve nga SHBA-të dhe Universitetit, këto persona të cilët do të trajnohen të cilët do të jenë në gjendje t’i transferojnë njohuritë e tyre te kolegët e tjerë, jo vetëm në institucionet këtu në Shkup, por në gjithë shtetin, në të gjitha ISHP-të ku ka staf i cili mund të ketë kontakt me këto pacientë”, informoi ministri Filipçe.

 

Ai shtoi se sot në spitalin e Kumanovës qëndroi një eksperti ynë, profesor nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup, i cili diskutoi hollësishëm me mjekët nga reparti infektiv dhe menaxhimi i spitalit.

 

“U bisedua edhe për mënyrat e trajtimit dhe pranimit të pacientëve, organizimin e punës, pjesën e izolimit, duke marrë parasysh që tashmë ekzistojnë punonjës të shëndetit  të diagnostikuar asimptomatik dhe analiza do të përfundojë deri nesër dhe në përputhje me këtë edhe strategjia e trajtimit. Kumanova do të jetë një nga qytetet e para që rrit numrin e testeve në mënyrë mobile që i kam paralajmëruar më herët dhe të fillojë në fillim të javës tjetër”,theksoi ministri i Shëndetësisë Filipçe.