Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatiti transport të sigurt dhe rreptë të kontrolluar me autobus për bashkëqytetarët tanë të cilët arrijnë sot me fluturimet nga Vjena dhe Bazeli.
Për 180 udhëtarë të fluturimit nga Vjena në orën 13:55, sigurojmë transport me autobus me brendësi të dezinfektuar, të pajisur me ushqim të lehtë dhe ujë, vozitës me pajisje të tërësishme mbrojtëse, deri te hotelet “Drim” në Strugë dhe “ESM Slavija” në Kodrën e Diellit, ku qytetarët do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë të detyrueshëm shtetëror.
Në përputhje me protokollet për karantinë shtetërore, 180 qytetarët tanë që sot arrijnë me fluturimin nga Bazeli në orën 20:25, me autobus do të nisen në hotelet “ESM – Popova Shapka”, “Alpina” në Mavrovë dhe “Car Samoil” në Bansko, ku do të qëndrojnë 14 ditë në izolim.
Bashkëqytetarëve tanë në karantinë shtetërore ju dëshirojmë shëndet dhe kalim sa më të lehtë të karantinës, kurse qytetarëve tjerë u bëjmë thirrje t’i ndjekin masat e mbrojtjes dhe të rrinë në shtëpitë e tyre.