Ministri Filipçe: Nëntë pacientë të shëruar të janë lëshuar në mjekim shtëpiak – me kyçjen e laboratorëve privat, kapaciteti i testimit do të rritet dukshëm

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë shëruar dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak nëntë pacientë – tetë nga Dibra dhe një pacient nga Shkupi. Ai shtoi se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se në periudhën e ardhshme pritet rikuperim dhe shërim i tërësishëm edhe të pacientëve të tjerë, të cilët sipas sistemit për testim të dyfishuar me rezultate negative, do të dërgohen në mjekim shëpiak.

 

 

Ministri Filipçe informoi se sot ka edhe një rast  të vdekjes, ai është pacienti 79-vjeçar nga Dibra, i diagnostikuar më 23 mars, i hospitalizuar më 25 mars dhe i cili kishte komorbiditet.
“Sot janë konfirmuar 26 raste të reja me virusin korona, prej të cilëve një në Dibër, 19 në Shkup, tre në Kumanovë,një në Prilep, një në Tetovë dhe një  në Kriva Pallankë,  me çka  numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 285 persona”, njoftoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe tha që gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive, potencoi ministri, janë pranuar tetë pacientë të rinj dhe tani ka gjithsej 47 të hospitalizuar prej të cilëve tre janë vendosur në ventilim mekanik të moshës prej 50, 63 dhe 67 viteve, ndërsa në mbështetje oksigjeni janë nëntë pacientë të tjerë, ndërsa gjendja është stabile e pacientëve në të gjitha qytetet tjera, me formë të lehtë klinike sipas informimit nga spitalet.

 

Filipçe foli edhe për pacienten e vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë e cila ishte sjellë për shkak të vështirësive në frymëmarrje, ka pasur sëmundje kronike në frymëmarrje, është bërë përpjekje për reanimacion, për fat të keq  ka ndërruar jetë.

 

“Ajo nuk është diagnostikuar me virus  korona, por duke pasur parasysh ngjashmërinë e pasqyrës  klinike të kësaj sëmundje, pak pas vdekjes i është marrë strisho dhe kur rezultatet do të jenë gati do ta njoftojë opinionin. Sot përfundon inspektimi nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar të Shëndetit lidhur me trajtimin e pacientes nga rrethi i Strugës. Përfundoi inspektimi në vend, megjithatë po analizohen praktikisht të gjitha informacionet duke pasur parasysh që po analizohen dokumentet nga mjeku amë, nga spitali, intervistat e mjekëve. Sipas të dhënave që i kemi deri tani është se ka lëshime të caktuara në tërë procesin , por do të presim që e gjithë kjo të finalizohet që të sjellim qëndrim zyrtar pas konkluzoinit të punës së Inspektoratit Shëndetësor Sanitar të Shëndetit”, deklaroi ministri Filipçe, i cili përsëriti procedurën e trajtimit të pacientëve.

 

“Të gjithë mjekët amë i kanë të dhënat për pacientët e tyre të cilët janë diagnostifikuar me virusin korona, gjegjësisht gjenden në mjekim shtëpiak në përputhje me protokollin e miratuar në kolegjiumin profesional në Klinikën Infektive. Mjeku amë ka për obligim që ta kontaktojë pacientin dy herë në ditë dhe ta njoftojë në mënyrë elektronike sistemin “TerminiIm”, i cili raportin elektronik  e dërgon në  Ministri dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive
 

Duke pasur parasysh numrin e lartë të qytetarëve tek të cilët është indikuar testim në përputhje me algoritmin e mjekëve amë, se prej sot punon edhe një pikë testimi në Poliklinikën Çair. Prej të mërkurën do të punojë edhe punkti në “Mlin Ballkan”, që do dyfishojë kapacitetin e testimit në Shkup, ndërsa në ditët në vijim  në të gjitha qytetet tjera përveç se në pikat e testimit për marrjen e strishove në qendrat për shëndet publik sipas madhësisë  së qytetit do të ketë edhe një ose dy pika testimi në kuadër të  Shtëpisë së Shëndetit, ku punonjës shëndetësorë do t’i marrin materialet dhe do t’i  dërgojnë për testim në laboratorin e Institutit për Shëndet Publik”, tha ministri i Shëndetësisë.

 

Në konferencën për shtyp, ai informoi se është përfunduar analiza dhe vizita e komisionit profesional në laboratorët privat. Me kyçjen e tyre, në përputhje me marrëveshjet që do të bëhen me Fondin për Sigurim Shëndetësor, kapaciteti do të rritet dukshëm.

 

“Kemi në dispozicion numër të mjaftueshëm të testeve. 20.000 teste si donacion tani më janë rrugës për në vendin tonë, përveç testeve të cilat tani për momentin i kemi dhe 5000 testeve donacion nga një laborator i yni privat i cili do të kyçet në sistemin e përpunimit të analziave të mostrave të marra nga punktet në të gjithë shtetin”, theksoi ministri Filipçe.

 

“Në Institutin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim janë testuar 46 të punësuar dhe gjashtë pacientë. Mostrat janë marrë më 26, 27 dhe 28 mars. Pozitiv janë tetë punonjës mjekësrë dhe dy pacientë. Gjatë ditës së sotme janë testuar 16 pacientë të cilët për momentin ende janë të hospitalizuar në Ent. Duke i pasur parasysh rezultatet dhe vëllimin e specifikës së punës Instituti nuk do të punojë përudhën e ardhshme dhe të gjithë pacientët të cilëve do t’iu nevojitet formë e tillë e terapisë do të dërgohen në SPQ “8 Shtatori”, ku ka repart për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në formë të trajtimit ambulant ose hospitalizim, në rast se indikohet e njëjta. Ka kontakt shumë të afërt të punonjësve mjekësor kur trajtojnë pacientë për rehabilitim, duke pasur parasysh që procesi i vertikalizimit praktikisht kërkon kontakt shumë të afërt fizik me pacientët”, informoi ministri Filipçe.

 

Prej sot organizohet puna në Klinikën për Sëmundje të Lëkurës dhe në ditët e ardhshme do ta kumtojnë mënyrën e punës sipas terminëve të cilat do të lirohen përmes “TerminiIm”.

 

Ministri Filipçe theksoi që po bëhen përpjekje për të informuar me kohë, në mënyrë transparente, të hapur dhe saktë opinionin. Por duke pasur parasysh që puna rritet çdo ditë me rritjen e kapacitetit të testimit, ai theksoi se statistika e ditës, për numrin e rasteve të reja do të dorëzohet çdo ditë deri në orën 15:00

Në vazhdim statistika e stome:
Pasqyrë e hollësishme -  statistika e ditës dhe gjendja sipas qyteteve:

Sot janë konfirmuar 26 pacientë pozitiv me COVID-19.

Sipas qyteteve: Dibër - 1, Shkup - 19, Kumanovë - 3, Prilep - 1, Tetovë - 1, Kriva Pallankë – 1.

Me këtë numri total i pacientëve të diagnostifikuar në shtet është 285, ndërsa gjendja sipas qyteteve është:
Dibër 47; Shkup 164; Shtip 14; Gostivar 1; Ohër 3; Kavadar 2; Kumanovë 24; Prilep 9; Veles 6; Tetovë 6; Strugë 5; Manastir 1; Strumicë 1; Gjevgjeli 1, dhe Kriva Pallankë 1.