Ministria e Shëndetësisë informon se 4 pacientë ndruan jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendjes fibrile; pacientja nga Shkupi (79 vjeçare), pacient nga Velesi (58 vjeç), pacient nga Prilep (67 vjeç) dhe një pacient tjetër nga Shkupi (63 vjeç).
Sot në Shtip janë regjistruar 3 pacientë të rikuperuar (shëruar) nga Kovid-19, të cilët me një formë të lehtë të sëmundjes u mjekuan në trajtim shtëpiak.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë diagnostifikuar 26 raste të reja me Kovid-19. Sipas qyteteve: Shkup -4, Kumanovë-11, Prilep-3, Tetovë -4, Veles-2, Koçanë-1 dhe Probishtip-1.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 854 persona. Sipas vendbanimit, deri më tani ata janë regjistruar në:
Shkup – 316
Kumanovë – 211
Dibër – 49
Shtip 27
Prilep –75
Tetovë – 37
Strugë – 43
Veles – 32
Manastir –9
Ohër –4
Kavadar – 3
Gostivar -8
Gjevgjeli – 4
Strumicë- 2
Kriva Palankë-3
Radovish – 4
Krushevë – 3
Kocanë – 22
Probishtip – 2
Në 24 orët e kaluara janë kryer 330 testime. Përmes ISHP – 317, përmes fakultetitit të Veterinarisë -13, Avicena – 9, Biotek- 24 dhe Filip i Dytë (Zhan Mitrev) – 71. Deri më tani gjithsej janë realizuar 8,552 teste për Kovid -19