Takim i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin Çek, Toman: Falënderim për donacionin prej një milion maska kirurgjikale nga Çekia dhe me shpresë se bota së bashku dhe në solidaritet do ta tejkalojë pandeminë

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me Miroslav Toman, ambasador i Republikës Ceke në shtetin tonë.

Në takim, Kryeministri Spasovski, shprehi falënderim në emrin e tij dhe në emrin e Qeverisë, qytetarëve të vendit tonë, për donacionin nga Çekia, prej një milion maska kirurgjikale, të sjellë para tre ditëve, me 10 prill 2020, duke theksuar se kjo i shprehë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy shteteve.

 “Kjo ndihmë konkrete e madhe nga Çekia që u realizua shpejt dhe në kohë është një gjest i veçantë i miqësisë dhe bashkëpunimit dhe vërtetim se marrëdhëniet në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Ceke janë në nivelin më të lartë. Në rrethana të tilla me të cilat bota po përballet, çdo ndihmë është e mirëseardhur. Republika Çeke, si gjatë krizës së emigrantëve, kur ajo i siguroi ndër mbështetjet më të mëdha të vendit tonë dhe tani tregon miqësi dhe solidaritet në veprim. Ne veçanërisht e respektojmë mbështetjen që vjen nga BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-s. Vetëm së bashku mund ta tejkalojmë pandeminë me të cilën po merret bota,” tha Kryeministri Spasovski.

Në takim, janë përcjell përshëndetjet nga Kryeministri Andrej Babish dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Cekisë, Tomash Petriçek, të cilët janë angazhuar që donacioni në drejtim të shtetit tonë të dorëzohet në afat sa më të shkurtër kohor, në të cilin Kryeministri Spasovski dërgoi përshëndetje dhe falënderime reciproke.

Në takim janë ndarë përvojat për shndërrimin e prodhimit të kompanive në të dy vendet, me qëllim sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punonjësit shëndetësorë, policinë, zjarrfikësit, shërbimet e ndërhyrjes në vende, si dhe përvojat e tjera në ballafaqimin me krizën shëndetësore-ekonomike

Së bashku është konstatuar se është me rëndësi të madhe të respektohen masat e nevojshme dhe vendimet e qeverisë të marra nga ana e qytetarëve, sjellja e përgjegjshme e të cilëve është e rëndësishme në tejkalimin e krizës

Janë ndarë edhe urime për  festat e Pashkëve në të dyja shtetet, me besimin se bota, së bashku dhe në solidaritet, do të urëzon pandeminë dhe të kthehet në aktivitetet aktuale në një kohë kur kriza do të tejkalohet.