Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili këto ditë është duke biseduar me të gjithë anëtarët e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Zagreb, që duhej të mbahej më 7 maj.
Kryeministrat Spasovski dhe Plenkoviç diskutuan për situatën në të dy vendet në lidhje me ballafaqimin me pandeminë e virusit KOVID-19. U shkëmbyen informata dhe përvoja për ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe pasojat e saj ekonomike. Të dy kryeministrat shprehën gatishmëri për ta mbështetur njëritjetrin në zbatimin e masave aktuale dhe theksoi se vetëm me përpjekje të përbashkëta, ndihmë të ndërsjellë dhe solidaritet evropian në veprim mund t’i tejkalojnë sfidat aktuale.
Kryeministri Spasovski theksoi se e mbështet plotësisht mesazhin se Samiti i Zagrebit do të mbahej deri në fund të presidencës kroate, si një mesazh i fortë se Ballkani Perëndimor mbetet përparësi për BE-në, pavarësisht ditëve të vështira për rajonin, Evropën dhe botën për shkak të ballafaqimit me koronavirusin, dhe se me optimizëm priten paralajmërimet për plan për zhvillim ekonomik dhe tejkalim i përbashkët i pasojave të pandemisë.
Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, gjatë bisedës me Kryeministrin Kroat e falënderoi Kroacinë për mbështetjen e saj të gjatë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe do të jetë një partner i fortë i Kroacisë si kryesues i Këshillit të BE-së në ballafaqimin me pandeminë dhe në të gjitha sfidat e tjera të zakonshme, si dhe në planet e zhvillimit dhe bashkëpunimit.