Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), dr. Irinka Sotirova Buhova, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp informuan për informacionet më të reja lidhur me gjendjen e pacientëve me virusin korona COVID-19, si dhe për gjendjen e institucioneve shëndetësore në raport me menaxhimin me virusin në vendin tonë.
“Sot janë regjistruar 126 pacientë të shëruar, një numër rekord, në Shkup 22, Shtip 1, Strugë 19, Ohër 1, Veles 6, Gjevgjeli 3, Kavadar 1, Kriva Pallankë 1 dhe Kumanovë 72. Ky është numri më i lartë të cilin e kemi pasur deri më tani dhe besoj se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë numër, sot arrijmë deri në 500 persona të shëruar. Numri më i lartë i këtyre pacientëve janë në mjekim shtëpiak, një numër më i vogël janë pacientë të cilët mjekohen në kushte spitalore. Dua tu falënderohem praktikisht të gjithë mjekëve amë, të cilët me sukses u kyçën në këtë sistem të trajtimit të pacientëve dhe me këtë u tregua se këtë pjesë që e zbatuam me të vërtetë jep rezultate. Në bazë të këtij modeli, vetëm 10 % janë hospitalizuar, nuk mbingarkohet sistemi shëndetësor, nuk mbingarkohen punonjësit shëndetësor dhe ky është një model të cilin e analizuam që nga fillimi, e zbatoi Gjermani dhe menduam se është model adekuat dhe e zbatuam në vendin tonë”, potencoi ministri Filipçe.
Ai theksoi se janë regjistruar dy pacientë të vdekur, në spitalin “8 Shtatori”, paciente nga Likova në moshën 49 vjeçare, e pranuar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje, e cila menjëherë është vendosur në aparat për frymëmarrje dhe pacient 73 vjeçar nga Shkupi, i pranuar më 19 prill në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 335 testime, janë konfirmuar 19 raste të reja: tre në Shkup, tetë në Kumanovë, dy në Prilep, dy në Strugë, dy në Veles, një në Gostivar dhe një në Vinicë. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të diagnostifikuar në vend është gjithsej 1.386, gjegjësisht për momentin 825 raste aktive, ndërsa gjithsej janë kryer 15.120 teste. Në Klinikën Infektive, janë pranuar tre pacientë të rinj, një lehonë nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, prej të cilëve njëri është me fotografi më të rëndë klinike. Gjithsej për momentin janë të hospitalizuar 62 pacientë, prej të cilëve 5 janë në ventilim mekanik, 25 tjerë me fotografi më të rëndë klinike, janë me maskë oksigjeni. Në spitalin “8 Shtatori”, gjashtë pacientë janë pranuar në 24 orët e fundit, njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe menjëherë është vendosur në aparat respirator, gjithsej shtatë janë në respirator, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë pesë pacientë”, deklaroi ministri Filipçe.
Ai shtoi se në spitalin në Manastir, po mjekohen gjithsej shtatë pacientë, në mjekim shtëpiak po ndiqen rreth dhjetë, ndërsa në klinikën në Shtip dy pacientë janë hospitalizuar, ndërsa në repartet tjera infektive, gjithsej pacientë pozitiv dhe të dyshimtë janë 51 edhe atë pacientë nga Velesi, Prilepi dhe Kumanova.
Ministri Filipçe informoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive, nesër do të dorëzojnë propozim deri te Qeveria, sanksionimi për mos mbajtjen e pajisjes mbrojtëse të fillojë menjëherë, gjegjësisht prej nesër ose më së voni deri të martën.
“Dua përsëri të apeloj se kjo masë duhet të respektohet dhe se pajisja mbrojtëse mbahet ashtu siç është përshkruar, në ambient të mbyllur dhe në ambient të hapur kur nuk ka dhe nuk mund të mbahet distancë fizike prej dy metra.
Patjetër që ka qytetarë të cilët e respektojnë këtë masë dhe dua të falënderoj të gjithë ata që e respektojnë, të vetëdijshëm se kjo është një prej mekanizmave kyçe për luftën kundër virusit. Deri tani të gjitha masat dhanë rezultat. Unë jam i bindur, se kjo masë, si dhe të gjitha masat paraprake për të cilat kishte arsyetim, nëse i respektojmë dhe e mbrojmë veten dhe familjet tona, do të parandalojmë rritjen e numrit të të infektuarve, i cili dy muaj është një proces, të cilin e mbajmë nën kontroll”, theksoi ministri Filipçe.
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), dr. Irinka Sotirova Buhova, në konferencën e sotme për shtyp, foli për të ISHSH në raport me dy mbikëqyrjet e jashtëzakonshme në Kumanovë.
“Mbikëqyrja e parë është kryer më 17 prill edhe atë në IPSH Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë, qëllimi i kësaj mbikëqyrje është përcaktimi i gjendjes faktike në raport me punën të lëndës së institucionit, devijimi në lidhje me protokollet dhe algoritmet në drejtim të monitorimit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, gjatë së cilës është konstatuar se: Testimi i parë është kryer më 26.03.2020 i personave nga Shtabi i Krizës nga komuna e Kumanovës, janë testuar 28 persona për të cilët janë marrë 28 rezultate negative. Testimi i dytë është bërë më 12.04 gjatë së cilës janë marrë 38 mostra dhe siç e dimë janë marrë pesë rezultate pozitive dhe janë lëshuar vendime për 37 kontakte”, theksoi drejtoresha Sotirova Buhova.
Ajo tha se janë konstatuar mungesa në këtë mbikëqyrje edhe atë: testimi i parë dhe i dytë u zbatuan pa anketë të rregullt dhe të obligueshme epidemiologjike nga ana e epidemiologut nga Qendra për Shëndet Publik, duke theksuar se edhe në testimin e parë më 28.03 edhe në të dytin, më 12.04 te gjitha testimet janë bërë si skrining dhe ekziston sqarim i epidemiologut i cili e ka kryer këtë testim.
“Ne kemi një deklaratë që me urdhrat e saj, vëzhgimet e saj, ka zbatuar skrining për arsye të cilat ajo i përmend në deklaratë. Kjo është shkelje, e drejtpërdrejtë e nenit 27 nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, që do të thotë se është konstatuar një shkelje deri më tani. Shkelja e dytë e konstatuar është se mostrat janë marrë në hapësirat e Komunës së Kumanovës, që është plotësisht në kundërshtim me protokollet. Mostrat e personave të dyshimtë me indikacion, anketë epidemiologjike apo me paraqitje të simptomave, merren vetëm në hapësirat e Qendrës për Shëndet Publik të autorizuar. Domethënë këtu kemi konstatuar dy shkelje. Mostrat janë marrë si skirning, pa anketë epidemiologjike, siç përmenda, në kundërshtim me nenin 27 nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive që vijon se skriningu nuk mund të kryhet pa leje nga ministri. Shkelja e dytë që është vërejtur është marrja e mostrave në punkt joadekuat. Çdo punkt ku merren mostra, duhet të merr pajtueshmëri nga Ministria e Shëndetësisë për plotësimin e kushteve në bazë të hapësirës, pajisjes dhe stafit. Për shkak të këtyre dy shkeljeve, në rrjedhë është procedura për mbikëqyrje të jashtëzakonshme eksperte, e cila do të vazhdojë më tutje Vendim për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme eksperte. Kjo është në bazë të mbikëqyrjes më 17.04”, tha drejtoresha Buhova.
Në raport nga mbikëqyrja inspektuese e jashtëzakonshme që është kryer para dy ditësh, i njëjti përfshiu më shumë institucione. Mbikëqyrja inspektuese njëherë filloj në hapësirat e Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë, Shërbimit për ndihmë urgjente mjekësore, më pas në Repartin për sëmundje infektive në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, në ordinancat amë të pacientëve për të cilët zbatohej mbikëqyrje, në shërbimin për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik dhe më pas vazhdoi në tre laboratorit në Shkup, ku është kryer testimi i personave të përmendur.
“Konkluzioni nga mbikëqyrja inspektuese është siç vijon. Në Shërbimin për Ndihmë Urgjente u konstatuan mungesa, d.m.th parregullsi në lidhje me evidencën, është evidentuar një urdhër udhëtimi për drejtuesin e ambulancës për urgjencë, e cila fillon nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, e nënshkruar nga shoferi dhe nga një person që ne nuk e dimë kush është. Në të dhënat e ambulancës për urgjencë, në librin për vizita ditore, personi M.D. është regjistruar me etiketën "urgjente", ndërsa në librin e pranimit të urgjencës personat M.D. dhe G. (nuk përmendet mbiemri) regjistrohen në të njëjtën kolonë, pa diagnozë nga shtëpia deri në Repartin Infektiv ISHP SP Kumanovë.
Në njësinë e Sëmundjeve Infektive në ISHP SP Kumanovë u krijua një udhëzim për personin M.D. si urgjencë dhe u lëshuan udhëzime për rengen të mushkërive dhe një referim për një laborator biokimik. Personi G.S. është inspektuar me udhëzim për kontroll pa termin dhe pa referim për rengen të mushkërive dhe laboratorit biokimik. Për të dy personat, udhëzimet u krijuan nga një specialist i sëmundjes infektive nga ISHP SP Kumanovë. Po ashtu, në të dhënat e evidencave të ndihmës urgjente mjekësore qëndron, transport deri në Klinikën për Sëmundje Infektive – Shkup.Pas kryerjes së kontaktit telefonik me Klinikën në Shkup, personi nuk është paraqitur në kontroll në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup”, potencoi drejtoresha Sotirova Buhova.
Më tej, informoi dr. Sotirova Buhova, duke ndjekur rrugën ku paraqiten këta pacientë, është kryer mbikëqyrje në spitalin “Zhan Mitrev”, në Laboratorin “Biotek” dhe në Laboratorin “Sistina”. Në të njëjtën ditë, më 22.04. janë kryer testime, janë vendosur në evidencën elektronike dhe në ditarin për evidencë. Rezultatet e testeve me postë elektronike janë dërguar më 23.04.
“Me mbikëqyrjen e ambulancave amë, është konstatuar se dy personat e njëjtë, çdo ditë janë kontaktuar nga mjekët amë, ku në asnjë moment pacientët nuk kanë dhënë të dhëna për përkeqësim eventual të gjendjes shëndetësore. Pas përfundimit të kësaj mbikëqyrje eventuale të përkeqësuar të gjendjes shëndetësore. Pas përfundimit të kësaj mbikëqyrje janë konstatuar disa shkelje. Shkelja e parë e konstatuar është se nga personat për të cilët më 16.04 u është lëshuar vendim për mjekim shtëpiak, është kryer shkelje për mosveprim sipas vendimit, gjegjësisht të njëjtit e lëshojnë vendin e qëndrimit. Kjo është e dënueshme sipas nenit 67 paragrafi 1 pika 4 nga Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, dënimi në para është nga 300 deri në 650 euro në denarë për person fizik. Për lëshime në raport me punën e shërbimit për ndihmë mjekësore urgjente për shkak të së cilës është kryer transport i pacientëve pozitiv me COVID-19, të cilët duhet të jenë në izolim shtëpiak dhe në bazë të vendimit të lëshuar nga ISHSSH, kjo është kryer pa kërkesë të evidentuar nga ana e mjekut amë apo epidemiologut për transport deri në Repartin Infektiv në IPSH SPQ Kumanovë. Dy pacientët nuk kanë simptome të sëmundjes as nuk janë hospitalizuar në repartin infektiv. Evidenca shëndetësore në shërbimin e ndihmës urgjente mjekësore nuk zhvillohet siç duhet që është kundër nenit 6 nga Ligji për evidencë në sferën e shëndetësisë dhe që është e dënueshme sipas nenit 48a, paragrafi 1, pika 1 dhe 2. Lartësia e dënimit për person juridik është 2,500 euro në denarë, ndërsa për personin përgjegjës është 30% nga dënimi i shqiptuar për personin juridik. Për veprimin e mjekëve nga reparti Infektivi i Spitalit të Përgjithshëm – Kumanovë është iniciuar mbikëqyrje eksperte, në përputhje me nenin 296 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore dhe neni 6 nga Ligji për inspektim shëndetësor dhe sanitar që të përcaktohet në çfarë bazë janë krijuar udhëzimet për rengen dhe laboratorin LU2 për pacientët që e kanë lëshuar izolimin shtëpiak”, informoi në mënyrë të detajuar drejtoresha e ISHSSH-së, Sotirova Buhova.
Për shkak të problemeve teknike lidhur me aplikacionin për onllajn video konferenca, përgjigja e pyetjes së fundit dhe përfundimi i konferencës së sotme për shtyp e ministrit të Shëndetësisë Filipçe dhe drejtoreshës Storiova Buhova nuk u transmetuan. U kërkojmë falje mediave dhe qytetarëve për këtë.