Nga mbledhja e 48-të e Qeverisë: Miratohet pakoja e masave nga fusha e arsimit në kushte të krizës me COVID-19 ; Viti shkollor vazhdon dhe do të përfundojë onlajn; Do të miratohen dispozita për regjistrim të vonuar në klasë të parë dhe lirim nga obligimi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mbledhjen e 48-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për një pako masash nga fusha e arsimit, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e procesit edukativ në kushte të krizës së shkaktuar nga  COVID-19,  me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Masa e parë ka të bëjë me mësimin në shkollat fillore dhe të mesme, me të cilën vërtetohet se do të organizohet më anë të mësimit në distancë, gjegjësisht mësimi në shtëpi, duke aplikuar mjetet elektronike të komunikimit, deri më 10 qershor të vitit 2020.

Aplikimi i kësaj mase është vërtetuar në Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim fillor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të mesëm, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, në pjesën e organizimit të mësimit në distancë, gjegjësisht mësim nga shtëpia deri në fund të vitit mësimor gjegjësisht deri më 10 qershor të vitit 2020.

 

Me masën e dytë propozohet anulim i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë në arsimin fillor dhe përcaktohet se regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë në arsimin fillor për vitin shkollor 2020/2021, do të realizohet gjatë muajit qershor, ndërsa për nxënësit e regjistruar, shkollat vendosin një listë në tabelën e shpalljeve më së voni deri më 15 qershor të vitit 2020.

Detaje tjera, si mekanizmi me të cilën do të zbatohet kjo masë do të definohen me vendime dhe dekrete gjatë ditëve të ardhshme. Në mënyrë plotësuese gjatë ditëve të ardhshme do të definohet edhe Propozim-dekreti me fuqi ligjore për lirimi i nxënësve të viteve të fundit në vitin arsimor  2019/2020 nga matura shtetërore.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë deri te Qeveria edhe propozim për ndryshimin e Dekretit për aplikimin e mundësisë për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë, pa dhënien e provimit të maturës për nxënësit nga viti i fundit në vitin shkollor 2019/2020.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të dorëzojë edhe propozim dekret për vazhdimin e afateve për vlefshmërinë e programeve studimore, vlefshmëri e cila është ndërprerë në vitin akademik 2019/2020.

 

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi plotësimin e Dekretit për zbatimin e Ligjit për veprimtaritë e hotelerisë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me këto dekrete rregullohet koha e vazhdimit të vlefshmërisë së Vendimit për kategorizimin e objekteve hotelierike të cilëve u skadon gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.