Në 24 orët e fundit sipas statistikave të MPB-së për periudhën (03/04.05) në lidhje me ndalesën për lëvizje në nivel shtetëror është evidentuar se 55 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, gjatë së cilës janë arrestuar 45 persona, kurse për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masa përkatëse.
Gjithashtu sipas të dhënave statistikore 63 personave u janë dhënë vendime për izolim, kurse 11 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime tek personat në izolim dhe vetizolim, kurse është vërtetuar tetë prsona nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe vetizolimit.