Nga mbledhja e 49-të e Qeverisë: Filloi procedura e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional dhe Malet e Osogovës për zonë të mbrojtur e kategorisë së 5-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  në mbledhjen e 49-të i shqyrtoi dhe i miratoi Informacionet për nevojën, si  dhe vendimet për pranimin e shpalljes së një pjesë të Malit Sharr zonë e mbrojtur në kategorinë II- Park Nacional  dhe për shpalljen e një pjesë të Maleve të Osogovës zonë e mbrojtur në kategorinë V- zonë e mbrojtur, duke u nisur nga vullneti i qartë politik dhe përcaktimi që të vendosen nën mbrojtje bukuritë natyrore dhe gjërat e rrallë.

 

Për realizimin e këtij vendimi Qeveria e angazhoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të realizojë debat publik për këto propozimeve dhe propozimin përfundimtar t’ia dorëzojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta shqyrtojë  dhe miratojë, më së voni deri në  fund të muajit shtator të vitit 2020.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi ndryshim në Dekretin me fuqi ligjore për  subvencionimin e pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Me këtë ndryshim do të sigurohet pajtueshmëri me Dekretin për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, për pagesën e pagave, gjegjësisht me të parashihet mundësia që sektorët më të prekur (hoteleritë, turizmi, transporti) të shfrytëzojnë një lloj tjetër të mbështetjes të parashikuar përveç këtij Dekreti.

 

Në mënyrë plotësuese, me rënin dakord,  përcaktohet se punëdhënësi i cili do të shfrytëzojë masë për subvencionimin e pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, nuk mund të ul numrin e të punësuarve në muajin prill të vitit 2020, si dhe dy muaj pas mbarimit të saj ( duke përfshirë muajin gusht 2020), përveç në kushte të arsyetuara të përcaktuara në ligjin  për marrëdhënie pune, si pensionim ose anulim të kontratës nga ana e punonjësit, por jo më shumë nga përqindja e caktua.

 

 

Me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria sot miratoi mendim që t’i propozojë Gjykatës Kushtetuese, në afat më të shkurtër kohor, të shfuqizojë masën e përkohshme kohore, ndërsa iniciativën e paraqitur për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Dekretit me fuqi ligjore për nëpunësit prokurorë publikë, hetues dhe punonjës të tjerë në Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale që lidhen dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paautorizuara të komunikimeve, si dhe  për financimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale që lidhje  dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paautorizuar të komunikimeve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër. 90/2020), në tërësi ta hedhë poshtë si të pabazuar.

 

 

Në këtë mbledhje, Qeveria formoi një mendim edhe për iniciativën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit për çështjet në lidhje me procesin zgjedhor, në të cilin theksohet se dispozitat nga Dekreti me fuqi ligjore për çështjet në lidhje me procesin zgjedhor janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për këtë shkak Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së  Veriut  iniciativën e  dorëzuar ta hedhë poshtë si të pabazuar.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi ndryshime në Dekretin për zbatimin e Ligjit për arsimin fillor gjatë gjendjes  jashtëzakonshme , Dekretin për zbatimin e Ligjit për arsimin e mesëm gjatë gjendjes  jashtëzakonshme dhe Dekretin për zbatimin e Ligjit për arsimin e lartë gjatë gjendjes  së jashtëzakonshme.

 

Me Dekretin për arsimin fillor rregullohen afatet e shpalljes së thirrjes publike për  mbulimin  e shpenzimeve për regjistrim dhe pjesëmarrje në një konkurs ndërkombëtar të shoqatave të akredituara të mësimdhënësve, për regjistrim të fëmijëve në klasë të parë në shkollë fillore, për vazhdimin e mandatit të organeve drejtuese dhe udhëheqje me shkollat fillore dhe për numrin e ditëve mësimore.

 

Dekreti përcakton se viti shkollor në shkollat fillore do të përfundojë më 10 qershor 2020, përmes mësimit në distancë ose mësimit nga shtëpia, me zbatimin e mjeteve  për komunikim elektronik, ndërsa regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë në shkollë fillore për vitin shkollor 2020/2021, do të realizohet në qershor.

 

Dekreti për arsimin e mesëm gjatë  gjendjes së jashtëzakonshme përcakton se në vitin akademik 2019/2020 viti shkollor në shkollat e mesme për nxënësit  do të përfundojë më 10 qershor të vitit 2020, ndërsa për nxënësit e viteve të fundit në arsimin e mesëm do të përfundojë më 19 maj 2020, përmes mësimit në distancë, gjegjësisht  mësimit nga shtëpia, me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik.

 

 

Me këtë Dekret përcaktohet që nxënësit e viteve të fundit të arsimit në vitin akademik 2019/2020 janë të liruar nga provimi i maturës shtetërore, maturës shkollore, provimit përfundimtar me kohëzgjatje tre vjeçare dhe provimi përfundimtar me kohëzgjatje katër vjeçare  në arsimin  e mesëm, arsimin e mesëm profesional, arsimin e mesëm të artit dhe arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe se këtyre nxënësve shkolla do t’u japë diplomë për mbarimin e shkollës së mesme, e cila do të lëshohet vetëm për vitin akademik 2019/2020.

 

Me Dekretin me fuqi ligjore për arsimin e lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, vazhdohen afatet për vlefshmërinë e akreditimit të  programeve studimore aktuale në të gjitha tre ciklet e arsimit të lartë.

Dekreti gjithashtu përcakton se në vitin akademik 2020/2021 në ciklin e parë akademik të studimeve profesionale si dhe në studimet akademike nga fusha e arteve, mund të regjistrohet edhe personi i cili ka marrë diplomë për përfundimin e arsimit  të mesëm  në kohëzgjatje prej katër vitesh nga viti akademik 2019/2020, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të mesëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Në mbledhjen  e sotme, Qeveria miratoi ndryshim në Dekretin për mbajtjen  e mbrojtjes personale për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, eliminimin e sëmundjes infektive të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të  cilin përcaktohen institucionet dhe specifikohen dispozitat për kompetencën për shqiptim dhe ekzekutim të gjobave për mos mbajtjen  e pajisjeve mbrojtëse për individët dhe personat juridikë.

 

Sipas ndryshimeve për kundërvajtje kur shkelësi i kundërvajtjes është person fizik vendas ose i huaj, lëshohet urdhër pagesë për kundërvajtje në përputhje me ligjin dhe procedurën kundërvajtëse e zhvillon dhe shqiptohet sanksion kundërvajtës nga Komisioni për vendosjen e kundërvajtjeve në Ministrinë e Punëve të  Brendshme.

 

Për kundërvajtjet kur shkelësi i kundërvajtjes është person fizik, i huaj ose person juridik vendas  ose i huaj dhe një person përgjegjës në personin juridik, zhvillohet procedurë kundërvajtëse  dhe shqiptohet sanksion kundërvajtës nga gjykata kompetente.

 

Qeveria miratoi vendim për mënyrën e pagesës së fondeve në llogarinë e donacionit të Fondit për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën  e shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, në të cilin  përcaktohet që personat juridikë ose personat fizikë (donatorë) pagesën në të holla të fondeve do të mund t’a kryejnë në llogarinë e donacionit të Fondit për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim  me krizën e shkaktuar nga koronavirusi KOVID -19, që është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (https://koronavirus.gov.mk/k/merki / ekonomski-merki / merka-16).

Në mbledhjen e sotme të 49-të, Qeveria pranoi dorëheqjen e Daniel Donçevit nga pozita e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye private dhe familjare, siç thuhet në tekstin e dorëheqjes.