Spasovski me rastin e 7 majit – Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut: Kemi vendosur shërbim profesional dhe ekspert si servis besimi për qytetarët dhe si mbrojtje e fortë kundër kërcënimeve për sigurinë dhe keqtrajtimet e policisë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në video mesazhin me rastin e 7 majit – Dita e Policisë dhe Sigurisë, theksoi se këtë vit kjo ditë shënohet  në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës shëndetësore-ekonomike, të shkaktuar nga virusi korona.

Fjalimin e Kryeministrit Spasovski në video mesazh e përcjellim në tërësi:

 

Roli i policisë në zbatimin e vendimeve dhe masave në strategjinë qeveritare për ndalimin e përhapjes së virusit është i madh dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm.

 

Veçanërisht inkurajuese është që me të vërtetë i kemi marrë vendimet e duhura, siç tregon edhe numri i rasteve në rënie të të sëmurëve.

 

Unë veçanërisht jam krenar që ky është sukses i vendosjes së normave dhe konceptit për Paqen publike  dhe sigurinë, si garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Ky sukses është gjithashtu rezultat i ndërgjegjësimit dhe strukturës së fortë institucionale si mbrojtje kundër të gjitha tendencave për korruptimin e sigurisë dhe kundër vendosjes së policisë në funksion të keqpërdorimit dhe punës së paligjshme, siç ishte deri para tre vjetësh.

 

Në këtë mënyrë, një pjesë serioze dhe e rëndësishme e energjisë dhe masave të reformës iu dedikuan kryesisht përmirësimit të përgjithshëm të kushteve të punës materiale-teknike, pikërisht për ata nga të cilët varet zbatimi i së drejtës dhe ligjeve dhe kjo është policia.

 

Në realizimin e tyre, u nisëm nga faktet se integriteti, pajisjet dhe statusi i nëpunësit të policisë janë të domosdoshëm pa të cilat është e pamundur të zbatohet ndonjë reformë sistemore në atë fushë.

 

Se kemi arritur shumë, më së miri dëshmojnë analizat hulumtuese të vendit dhe të huaja, të cilat konfirmojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut po vendos shërbim policor profesional dhe ekspert, i cili është përcaktuar të jetë servis i vërtetë dhe i besueshëm për qytetarët.

 

Prandaj, me të drejtë besojmë se në periudhën e ardhshme, do të vazhdojmë t’i përforcojmë kapacitetet e përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për rezultate edhe më të mira në punën e të gjitha njësive organizative.

 

Urime 7 majin – Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut.