Në raportin e paraqitur nga Fridom Haus "Vendet në tranzicion 2020" Republika e Maqedonisë së Veriut është vlerësuar si një vend që ka shënuar përparim në vlerësimin e demokracisë në krahasim me vitin e kaluar.
Në raport për vitin 2020 nënvizohet përmirësim në procesin zgjedhor për shkak të zgjedhjeve presidenciale mirë të organizuara dhe përmirësimin e pavarësisë së mediave, si rezultat i një raportimi më objektiv dhe më të besueshëm.
Në raport si shembull pozitiv për zgjidhjen e një problemi në dukje të pakapërcyeshëm është theksuar zgjidhja e kontestit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut (me ndërhyrje të udhëhequr nga SHBA-ja) që i ka lejuar vendit të anëtarësohet në NATO dhe hapje të negociatave me BE-në.
Raporti nënvizon se përparimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për sa i përket situatës në rajonin më të gjerë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me intensitet të fortë për të bashkëpunuar me të gjitha palët e interesuara dhe krijimin e një mjedisi për përmirësimin e vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive në vendin tonë.
Qeveria u jep mirënjohje të gjithë qytetarëve, organizatave, komuniteteve, mediave dhe institucioneve që me kapacitetet dhe veprimet e tyre demokratike e mundësojnë përparimin demokratik të vendit dhe inkurajojnë një angazhim edhe më të fortë në të ardhmen.