Filipçe: Aplikacionin "Stop korona!" e kanë instaluar 55 mijë persona dhe përfaqëson vegël serioze në duart e punonjësve shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp informoi për informacionet më të fundit në lidhje me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë Veriore.

"Sot janë regjistruar 22 pacientë të shëruar, nga qytetet: Shkup- 2, Kumanovë- 6, Shtip - 3, Prilep - 7, Tetova - 1, Struga - 1 dhe Koçan - 2. Për fat të keq, kemi një pacient që ka ndërruar jetë  nga Velesi, në moshën 70-vjeçare, i cili ishte shtruar në spital më 4 maj në spitalin e Velesit, por për shkak të gjendjes së përkeqësuar u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Pacienti vdiq gjatë rrugës për në klinikë ”, tha ministri Filipçe.

Ai njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 33 raste të reja, si vijon: në Shkup - 11, në Kumanovë - 2, në Shtip - 1, në Prilep - 5, në Tetovë - 2, në Veles - 9, në Manastir - 2 dhe në Kriva Pallankë - 1 pacient. Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i diagnostikuar rishtazi që nga fillimi i epidemisë është 1.582, pacientë të rikuperuar 1,079, të vdekur 89, që do të thotë se aktualisht ka 404 raste aktive në vendin tonë. Janë realizuar 332 teste, pra gjithsej 18.168 testime deri më tani.

“Sot kemi rritje të pacientëve të rinj të diagnostikuar dhe këtë do ta ndjekim në ditët në vijim, që të shohim nëse është rastësi, ndonjë variacion apo do të jetë ndonjë trend. Këto janë rezultate të  vetëm një dite dhe nuk mund të konkludohet asgjë vetëm nga këto rezultate prej sot, gjegjësisht nga 24 orët e fundit. Në disa raste kemi pasur skenarë të ngjashëm me një numër të konsiderueshëm të ulët, dhe numër të konsiderueshëm të rritur të pacientëve, në një moment ishin edhe mbi 100 të diagnostikuar ri. Në këtë kuptim, nesër, të shtunën, do t’i analizojmë rastet e reja të diagnostikuara dhe do të nxjerrim përfundime pse ndodh kjo. Tani për tani, të gjitha masat mbesin në fuqi dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë ato në mënyrë konsekuente”, theksoi Filipçe.

Sipas tij, tre pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, me pranimin e tre pacientëve, gjithsej 44 të shtruar në spital. 15 pacientë janë në mbështetje me oksigjen, katër pacientë në ventilim mekanik. Tetë pacientë të rinj u pranuan në spitalin "8 Shtatori", gjithsej 18 të shtruar në spital, një pacient në aparat frymëmarrjeje dhe dy të tjerë me një pasqyrë  klinike më të rëndë. Në spitalin e Manastirit, katër pacientë janë duke u trajtuar dhe tre po trajtohen në shtëpi. Në Shtip, gjashtë janë shtruar në spital, njëri po trajtohet në shtëpi. Gjithsej 54 pacientë u shtruan në spital në departamentet e sëmundjeve infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë.

“Me ambasadoren e Zvicrës, sot e vizituam spitalin e montuar afër Klinikës Infektive, një kapacitet, i cili ka 72 shtretër, të cilët për fat tani dhe shpresoj ashtu edhe të mbetet, nuk ka nevojë të përdoren. Por, kapaciteti do të shfrytëzohet në organizimin e një, siç paralajmërove Qendër Interne Urgjente, ku do të bëhet përzgjedhja e pacientëve dhe prej këtu pas kontrollit kompetent, test në rast se ka nevojë, do të dërgohen ose në Klinikën Infektive ose në klinikat tjera. Por, do ta dimë nëse dikush është pozitiv me virusin apo jo, ndërsa me qëllim që të vendoset një korridor i cili do të vlejë për tërë Qendrën Klinike”, tha ministri Filipçe.

Ai njoftoi se sot kanë arritur 20 monitorë, ndihmë nga Bashkimi Evropian, edhe gjithsej 25.000 maska N95, 100.000 maska kirurgjike, 750.000 doreza, 10.000 syze mbrojtëse. Me këtë, vlera e përgjithshme bashkë me respiratorët, të cilët veçse kanë arrirë, ndërsa pjesa tjetër do të arrijnë nga BE-ja, kanë vlerë prej 3,2 milionë euro. Ministri Filipçe shtoi se është konfirmuar se po arrijnë 20 respiratorë nga Norvegjia, me këto 20 respiratorë, 20 nga BE-ja dhe 15-të të konfirmuar përmes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), dukshëm rritet numri i aparateve respiratore, më shumë se dy e treta nga numri i përgjithshëm,me të cilin disponon vendi ynë. Të njëjtat, siç theksoi Filipçe, në mënyrë kompetente do të shpërndahen dhe kjo do të thotë përforcim i dukshëm i sistemit shëndetësor.

“Në lidhje me skriningun, Qendra për Shëndet Publik Shkup dhe Instituti për Shëndet Publik e përfunduan planin për skrining, i cili duhet të fillojë javën e ardhshme, diku rreth 400 deri në 500 teste në përputhje me indikacionet e grupeve më kritike ë qytetarëve. Skriningu do të kryhet siç paralajmëruam, me PSR-testet, përmes mjekëve amë, por pas mbledhjes së sotme ku mori pjesë edhe kryetari i Odës Stomatologjike, marrja e këtyre mostrave do të kryhet edhe përmes stomatologëve amë, për shkak se kjo është në sferën e tyre të punës. Do të përfshihen punonjësit shëndetësor, të punësuarit në kopshte, në shtëpitë për persona të moshuar, në fazën e parë, më tutje edhe pjesëtarë të policisë, vozitësit në NQP, taksistët, të punësuarit në shërbime publike, pacientët para hospitalizimit, të cilët duhet të marrin terapi biologjike – praktikisht kategori për të cilat është shumë me rëndësi të vlerësojmë rrezikun dhe të identifikojmë bartës asimptomatik”, theksoi ministri Filipçe.

 

Ai nënvizoi se është zgjatur koha për lëvizjen e qytetarëve edhe me këtë edhe  numri i zmadhuar i personave, me të cilët kontaktohet në ditë është një situatë në të cilën aplikacioni “Stop korona”!  (https://stop.koronavirus.gov.mk/) është me të vërtetë i rëndësishëm. Përdorimi i aplikacionit do të thotë se plotësimi i anketave nga epidemiologët do tu lehtësohet shumë, për shkak se më lehtë arrihet deri te kontaktet, duke përfshirë edhe ato kontakte, për personat që nuk janë të vetëdijshëm që i kanë pasur.

 

“Ky aplikacion, konsideroj se është vegël serioze në duart e punonjësve mjekësor, sepse kjo mund të mundësojë ndërprerje të zinxhirit të transmetimit të virusit, ndjekje më të lehtë, paralajmërim i hershëm i personave të cilët kanë pasur kontakt me person pozitiv me korona, fillimi në kohë i terapisë dhe patjetër, izolim i personave të cilët janë identifikuar si kontakte. Rëndësinë e këtij aplikacioni dhe e konfirmoi edhe Komisioni Evropian. Për momentin te ne këtë program e kanë instaluar 55 mijë qytetarë. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë një aksion edhe përmes mjekëve amë edhe përmes stomatologëve amë, si apel, sa më shumë qytetarë ta instalojnë këtë aplikacion”, potencoi ministri Filipçe.

 

Ministri Filipçe, për gjendjen në Veles dhe rritjen e të infektuarve të rinj, njoftoi se sot dhe nesër në mënyrë intensive punojnë Qendra për Shëndet Publik dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të cilët do të kryejnë mbikëqyrje në disa fabrika, por edhe në objekte tjera, ku është detektuar nevoja për inspektim edhe gjatë ditës së nesërme, në orët e pasdites, do të ketë inspektim preciz se për çka saktë bëhet fjalë, në raport të pacientëve të rinj të diagnostifikuar.

 

“Për fund dua të them disa fjalë për Komisionin për Sëmundje Infektive. Nuk shoh absolutisht asnjë nevojë që të politizohet puna e Komisionit për Sëmundje Infektive, as asnjë pjesë e procesit në tërësi. Të gjitha këto javë, muaj, punohej me profesionalizëm dhe në interes të shëndetit publik të qytetarëve, asnjëherë në interes të politikës. Kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen. Dua të dërgoj mesazh të qartë deri te qytetarët, që duhet patjetër të jenë të qetë rreth kësaj çështje, sepse puna në përgjithësi, miratimi, propozimi i masave, sillen në përputhje me gjendjet, analizat, numrat e pacientëve të rinj të diagnostifikuar, zbatimin e masave, respektimin nga ana e qytetarëve dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Në fund, apeloj deri te qytetarët, përsëri të respektohen masat për parandalim, sepse kjo është mënyra e vetme që ti vendoset fund përhapjes së virusit”, theksoi ministri Filipçe.