Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 13 pacient të shëruar edhe atë në: Shkup – 6, Kumanovë-2, Prilep -1, Tetovë -1, Makedonski Brod-1, Pehçevë -1, Vinicë-1. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient nga Velesi në moshën 58-vjeçare, i hospitalizuar në klinikë para një jave me formë të rëndë të sëmundjes, i vendosur në ventilim mekanik nga 6 maji.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 411 testime, ndërsa janë konfirmuar 36 raste të reja të Kovid-19 edhe atë në: Shkup-7, Kumanovë- 4, Prilep-4, Tetovë-12, Veles-6, Gostivar-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1.
Sipas kësaj numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.622 numri i pacientëve të shëruar është 1.112, i të vdekurve është 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vendin tonë është 419. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:
- Shkup – 538, aktivë 131
- Kumanovë – 408, aktivë 63
- Dibër – 51,
- Shtip-35, aktivë 2
- Prilep –173, aktiv 65
- Tetovë – 108, aktiv 53
- Strugë – 67, aktiv 16
- Veles – 107, aktiv 51
- Manastir –22, aktiv 3
- Ohër –15, aktivë 9
- .Kavadar – 5, aktiv 1
- Gostivar –18, aktiv 4
- Gjevgjeli – 4,
- Strumicë – 2,
- Kriva Pallankë- 6, aktiv 2
- Radovish – 4,
- Krushevë – 3,
- Koçan – 31, aktiv 5
- Probishtip – 2,
- Kërçovë – 2, aktiv 1
- Negotinë-9, aktiv 7 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
- Demir Hisar – 1,
- Makedonski Brod – 2,
- Pehçevë- 2, aktiv 2
- Dellçevë-1, aktiv 1
- Vallandovë -1, aktiv 1
- Vinicë – 2, aktiv 1
- Kratovë-1, aktiv 1
- Berovë – 1 , aktiv 1
411 testet janë bërë përmes: ISHP-248, Fakultetit të Veterinarisë – 13, Avicena – 14, Biotek-42, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev ) – 48, Sistina me metodë PCR – 27 dhe ASHAM -19. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 18.821 testime për Kovid-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar tre pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike, ndërsa gjithsej 39 janë hospitalizuar. Në mbështetje oksigjeni janë 16, ndërsa në ventilim mekanik janë tre pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 17 janë hospitalizuar. Në makinë respiratore janë tre pacientë dhe edhe dy janë me pasqyrë më të rëndë klinike.
Në Spitalin në Manastir janë hospitalizuar tre pacientë të dyshimtë në Kovid-19, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen dy pacientë. Në Spitalin në Shtip janë hospitalizuar gjithsej pesë, ndërsa edhe një pacient ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë dhe Tetovë janë hospitalizuar 57 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me KOVID-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.