Takim i Kryeministrit Spasovski dhe përfaqësuesve qeveritarë me anëtarët e Këshillit ekonomik, përfaqësuesit e odave, përfaqësuesit e sindikatave: Po finalizohet pakoja e tretë e masave ekonomike për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, si dhe koordinim të ndihmës ndërkombëtare gjatë kohës së krizës shëndetësore-ekonomike, Bujar Osmani, ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ministri i Transportit dhe Lidhjes, Goran Sugareski, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, mbajtën mbledhjen e tretë me anëtarët e Këshillit ekonomik, ekspertët, guvernatoren e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesve të odave, përfaqësuesve të sindikatave.

 

Në mbledhje është biseduar  për setin e tretë të masave ekonomike që është parashikuar  t’i sjellë Qeveria

Kryeministri Spasovski theksoi se  pako e tretë e masave  ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale ekonomike gjatë krizës shëndetësore, për mbështetjen e deritanishme në ekonomi me dy  pakot e masave paraprake ekonomike,  për  masat e reja të nevojshme dhe për projeksionet  për  rishikim të mundshëm të planit ekonomik.

Mendimet e këmbyera, sugjerimet, propozimet rreth masave të reja si ndihmë shtetërore në ekonomi, siç është paralajmëruar do të merren parasysh  gjatë finalizimit të pakos së re të masave ekonomike.