Spasovski: Misioni vizionar dhe vepra e vëllezërve Kirili dhe Metodi e obligon edhe gjeneratën tonë që të kenë vizion edhe në kushte të KOVID-19 që synimet e arsimit t’i realizojmë me mjetet e teknologjive të reja

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u’a uron të gjithë qytetarëve festën shtetërore 24 Majin “Shën Kirili dhe Metodi”.  Dita e iluministëve mbarë sllovenë. Video fjalimin e Kryeministrit Spasovski u’a përcjellim në tërsi:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, urime 24 Majin, Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi.

Me festën e sotme, Ditën e iluministëve mbarësllovenë, potencoi Spasovski, shënuam një proces shumë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, Evropën dhe botën,  realizuar përmes misioneve të tyre mes popujve sllovenë në shekullin e nëntë.

Themeli i këtij procesi është krijimi i alfabetit të parë – glagolitik, nga i cili më vonë  ndjekësit e tyre, para së gjithash, Shën Klimenti i Ohrit, do të krijojë ciriliken si bazë për standardizimin e gjuhës dhe alfabetit maqedonas. 

Vëllezërit e shenjtë mundësuan që Bibla të jetë e qasshme për të gjithë sllovenët dhe gjuha e vjetër sllovene të vendoset në shërbimet kishtare. Njëkohësisht, ata dhe nxënësit e tyre, do të fillojnë edhe aktivitet më të gjerë kulturor përmes shkrim leximit të popullatës, përkthimit të librave dhe formim të shkollave letrare, nga të cilat më vonë do të dalë edhe Shkolla e Shën Klimentit të Ohrit.

Të nderuar,

Vepra epokale e Shën Krilit dhe Metodit, popujve të ndryshëm sllavë të hapërojnë me vetëbesim në skenën botërore të civilizimit.

Në këtë frymë, ne sot mund të themi se ne respektojmë veprën e Vëllezërve të shenjtë, së bashku me të gjithë popujt tjerë sllavë të cilët ndjejnë borxhin e njëjtë drejt misionit dhe trashëgimisë së tyre dhe e festojnë me dinjitet dhe nder.

Prandaj edhe Papa Gjon Pali i Dytë, në enciklikën e tij, në mesazhin e tij më 31 dhjetor të vitit 1980, i shpalli Vëllezërit e shenjtë mbrojtës në Evropë.

Të nderuar,

Në periudhë kur po ballafaqohemi me pandeminë shkaktuar nga COVID-19, edhe te ne edhe në botë po imponohet domosdoshmëri për normale të re, me mënyrë të ndryshme të funksionimit, përfshirë edhe në arsim. Pikërisht trashëgimia që e lanë Vëllezërit e shenjtë Shën Kirili dhe Metodi na kujtojnë dhe na obligojnë të shfrytëzojmë vizionin në organizimin e procesit edukativ, përmes përdorimit të mjeteve që i ofron teknologjia bashkëkohore.

Vëllezërit e shenjtë, si mbrojtës të punonjësve në arsim, janë inspirim edhe për punën e tyre, si dhe për punën në institucionet edukative në kushte të reja, për t’u realizuar procesi edukativ për çdo nxënës në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe me këtë rast dërgoj urime deri te të gjithë ata të cilët janë të kyçur në këtë proces.

Gëzuar 24 Maji, Dita e iluministëve mbarëslloven Shën Kirili dhe Metodi!