Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë së ngarkuar për Çështje Evropiane dhe koordinim me ndihmën humanitare për ndihmë me ballafaqimin me COVID-19, dr. Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, dr.Venko Filipçe dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive pranë Institutit për Shëndet Publik, dr. Zharko Karaxhovski, sot mbajti konferencë për shtyp në të cilën i kumtuan vendimet për ndërprerjen e një pjese të masave restriktive të cilat u miratuan për parandalim në përhapjen e virusit korona dhe për menaxhim me COVID-19.
Në vazhdim e përcjellim fjalimin e Kryeministrit Spasovski në tërësi:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Do të doja të filloj duke kumtuar një sërë vendimesh të cilat Qeveria i miratoi në mbledhjen e pasdites.
Sipas analizave dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, mund të konstatojmë se në bazë të kushteve të caktuara dhe të plotësuara dhe në bazë të analizave dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria sot miratoi vendime me të cilat shfuqizohen disa masa restriktive:
-Prej nesër, 27 maj, tërësisht përfundon vlefshmëria e Vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut:
-Prej ditës së enjte, 28 maj, fillojnë me punë edhe objektet hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me vendosjen e rreptë të protokolleve të duhura për punën e tyre në hapësira të hapura, gjegjësisht në tarracën e këtyre objekteve, ndërsa në hapësirat e mbyllura dhe në objektet të cilat nuk kanë tarracë do të rregullohet në fazën e ardhshme;
- Prej më 1 qershor të vitit 2020, do të përfundojnë të vlejnë konkluzionet e Qeverisë me të cilat kategori të ndryshme të punonjësve janë të liruar në baza të ndryshme nga kryerja e rregullt e aktiviteteve të punës, siç janë udhëzimet për punë nga shtëpia, udhëtime për punë në drejtim të Shkupit, organizimin e procesit të punës me rotacion dhe masa tjera të ngjashme dhe rekomandime.
Edhe ky vendim do të shoqërohet me protokoll të veçantë për punë, veprim dhe sjellje në vendin e punës i cili ka të bëjë me kushtet e hapësirave, distancës fizike në hapësirat e punës, mbajtjen e mbrojtjes personale etj;
Kjo nuk do të vlejë për personat me sëmundje kronike.
Lëshim nga ky vendim ka për prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare ose fëmijë në moshën parashkollore, për të cilët do të pritet vendim për nisjen me punë të kopshteve për fëmijë.
Qeveria sot e miratoi protokollin për veprim gjatë hyrjes të të gjithë personave shtetas të Maqedonisë në vend. Në bazë të këtij protokolli karantinë shtetërore e obligueshme për shtetasit e RMV-së të cilët kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose kolona, ndryshohet me izolim shtëpiak derisa personat të cilët hyjnë në territorin e RMV-së, tregojnë test negativ PCR për virusin korona KOVID-19, i bërë në 72 orët e fundit para se të hyjnë në territorin e RMV-së.
Prej sot, në bazë të vendimit të Qeverisë nga mbledhja e sotme, të gjithë personat të cilët janë të vendosur në objektet në karantinë shtetërore, me harxhime të tyre, mund të bëjnë PCR test në objektet në të cilët janë akomoduar dhe në rast se kanë rezultat negativ të udhëzohen në vetizolim shtëpiak.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive, është miratuar protokolli për diplomatët e huaj të akredituar në vend dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët në rast se paraqesin vërtetim mjekësor për test negativ PCR i realizuar në 72 orët e fundit para se të hyjnë në RMV do të mund që pa ndërpre të kryejnë punët e tyre, duke mos i udhëzuar në vetizolim shtëpiak.
Përveç këtyre vendimeve, në mbledhjen e sotme të Qeverisë i angazhoi Komisionin për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë vlerësim të qartë dhe të saktë të hapjes së kufijve shtetëror, si dhe të përgatiten protokollet adekuate për hyrje dhe dalje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dua të përmend se ky vendim do të miratohet në bazë të koordinimit të përbashkët me vendet nga rajoni me të cilët është vendosur komunikim i shkëlqyer me çka paralajmërohet se udhëtimi në rajon do të rregullohet në interes të qytetarëve të të gjitha vendeve.
Obligimi i dytë i Qeverisë deri tek Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, është të përgatisë protokolle adekuate për punën e hoteleve, gjegjësisht për mënyrën e punës me vizitorët dhe për punën në hapësirat e hoteleve.
Pse i miratuam këto vendime?
Dua edhe njëherë ta theksoj faktin se shëndetësia e vendit tonë reagoi në mënyrë të duhur dhe në kohë dhe u menaxhua me pandeminë me virusin korona.
Unë potencoj gjatë gjithë kohës se të gjitha vendimet e Qeverisë miratohen në bazë të analizave eksperte, shkencore dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.
Edhe për vendimet e sotme ka dy arsye themelore që dalin nga analizat dhe opinionet e Komisionit.
E para: Gjendja me epideminë me virusin korona është nën kontroll. Numri i rasteve aktive është stabil.
Numri i rritur i rasteve të reja të diagnostifikuar gjatë ditëve të kaluara është rezultat i mosrespektimit të masave restriktive të përcaktuara në fazën e kaluar, por me rëndësi lidhur me këtë janë klasterët e qartë dhe të njohur prej ku vjen kjo rritje.
Në periudhën e ardhshme do të ketë kujdes dhe veprime të fokusuar të masave të buta drejt këtyre vatrave. Kjo pritet dhe shëndetësia ka kapacitet të ballafaqohet me këtë.
Me këtë arrijmë edhe arsyen e dytë që na jep të drejtë t’i miratojmë këto vendime. Kapacitetet dhe njohuritë e punonjësve të shëndetësisë gjatë këtyre tre muajve në raport me virusin korona, arriti nivel të lartë profesional dhe gatishmëri dhe kjo na jep të drejtë të themi se në këto kushte sistemi shëndetësor është vendosur në mënyrë që me sukses t’u përgjigjet tendave të pritura.
Falë përgatitjeve në kohë dhe të përshtatshme të sistemit të shëndetësisë dhe gatishmërisë përball epidemisë, me sukses e amortizuam goditjen e parë të epidemisë. E stabilizuam gjendjen dhe në asnjë rast nuk u mbingarkua kapaciteti i sistemit shëndetësor.
Potencoj edhe njëherë; Virusi është këtu dhe nuk do të zhduket brenda natës. Do të jetë prezent deri sa të fitohet imunitet ose deri sa të gjendet vaksinë.
Prandaj është shumë me rëndësi që qytetaret t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve të Qeverisë për distancën e duhur fizike dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse.
Të jemi të vetëdijshëm se ende ekziston mundësia të infektohemi dhe prandaj duhet t’i respektojmë të gjitha masat për mbrojtje personale. Të jetojmë me virusin korona por në mënyrë që të jemi të mbrojtur dhe me këtë të mbrojmë edhe shëndetin e atyre rreth nesh.
Në këtë mënyrë kujdesemi edhe për shëndetin tonë edhe për atë kolektiv, por edhe drejtpërdrejtë u ndihmojmë punonjësve shëndetësorë, të cilët janë në linjën e parë në luftën kundër virusit korona.
Secili nga ne duhet t’u ndihmojë me respektimin e masave për mbrojtje, secili nga ne ka rëndësi të barabartë në betejën me virusin korona.
Kjo fazë e re e shfuqizimit të masave restriktive, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se virusi korona është mundur.
Vetëm ekspertët nga Komisioni për Sëmundje Infektive, Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë mund të japin deklaratë të besueshme dhe të bazuar në shkencë se virusi korona është mundur.
Duhet të pranojmë se pandemia nuk ka përfunduar dhe as nuk janë shmangur rreziqet ndaj shëndetit të qytetarëve nga virusi COVID-19.
Virusi është prezent dhe përfaqëson kërcënim për çdo qytetar, ndërsa çdo relativizim apo injorim i këtij infeksioni, drejtpërdrejtë dëmton luftën kundër tij.
Qytetarët dhe mediet për virusit korona edhe më tej duhet të informohen nga institucionet kompetente, siç është Ministra e Shëndetësisë dhe institucionet në kuadër të kësaj Ministrie.
Tani, të gjithë e kemi të qartë se po kalojmë në fazë të re, në një normalitet të ri të jetesës, si dhe përditshmërisë tonë.
Kjo përditshmëri e re na fton dhe na detyron në kujdes edhe më të madh dhe përkushtim gjatë respektimit të masave.
Vetëm në këtë mënyrë, sigurimit të kontrollit epidemiologjik, përmes protokolleve të rrepta për normalitetin e ri dhe nëpërmjet sigurimit të mbrojtjes së shëndetit publik, do të mund të flasim për aktivitetet e zakonshme, siç janë zgjedhjet e caktuara. Demokracisë maqedonase dhe zhvillimit maqedonas u nevojiten institucione stabile dhe kthim sa më të shpejtë në drejtim normal të funksionimit të shtetit.
Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u nevojitet Kuvend funksional.
Data e zgjedhjeve është përcaktuar me Dekret me fuqi ligjore, që vlen deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nga momenti kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, për 22 ditë duhet të mbahen zgjedhje në RMV. Kjo është gjendje faktike.
Prandaj duhet të realizohen zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm. Duhet të jemi parimor, ndërsa zgjedhjet të mbahen në momentin kur do të krijohen kushte.
Një prej përgjegjësive të kësaj Qeverie është që të bëhet gjithçka, sa më shpejtë, që t’ua sigurojmë normalitetin e ri qytetarëve. Të gjithë që kundërvihen normalitetit të ri, kontribuojnë që shteti ynë të ngec në krizë shëndetësore-ekonomike dhe kjo nuk është sjellje e përgjegjshme.
Në fund dua ti falënderoj anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive, për përkushtimin dhe rekomandimet e shkëlqyera të cilat ishin bazë e vendimeve tona. I falënderoj edhe mjekët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, si dhe të gjithë në vijën e parë, siç janë policët, armata dhe mediet, për kontributin e tyre në luftën tonë p]të përbashkët kundër virusit korona.