Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në punën e Këshillit për Siguri, të thirrur nga Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në të cilën e prezantoi raportin e Qeverisë për veprimtaritë e ndërmarra të institucioneve shtetërore për menaxhim me virusin e shkaktuar nga kriza e koronës me propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 14 ditët e ardhshme.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kryeministri Spasovski pati deklaratë për media, ku në kuadër të kësaj kumtese, ua përcjellim në tërësi:
Në Këshillin për Siguri, diskutuam për propozimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 14 ditë të tjera.
Prioritet kyç i Qeverisë, institucioneve, është ruajtja e shëndetit dhe jeta e qytetarëve. Të gjitha masat të cilat janë marrë deri më tani, kanë qenë në atë drejtim: të ruhet jeta dhe shëndeti i qytetarëve, të sigurojmë funksionimin e shëndetësisë dhe institucioneve dhe të ruhet siguria, rendi publik dhe paqja në shtet dhe në këtë mënyrë të kemi mekanizma mes të cilave do të ballafaqohemi me këtë gjendje.
Duhet të ballafaqohemi edhe me pasojat ekonomike shkaktuar nga kjo krizë dhe një nga arsyet e nevojës për gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë, është edhe arsyeja që duhet të miratojmë vendime të cilat do të mbështesim pakon e tretë të masave ekonomike për rinisjen e ekonomisë, mbështetjen e qytetarëve, gjithçka me qëllim për ta tejkaluar e gjithë këtë që po ndodh si pasojë e krizës shëndetësore.
Në bazë të kësaj, duhet të theksohet se në momente kur partitë nuk mund të arrijnë marrëveshje, institucionet duhet ta marrin përgjegjësinë e plotë dhje ky ishte debati i Këshillit të Sigurimit. Prandaj vlerësojmë se këto 14 ditë janë një periudhë ku duhet t’i përfundojmë të gjitha aspektet në pjesën e menaxhimit me pasojat ekonomike dhe me krizën shëndetësore dhe me aplikimin e të gjitha masave që i ndërmori Qeveria për menaxhim me pandeminë.
Duhet ta kemi të qartë se me pandeminë do të duhet të mësojmë të jetojmë edhe më tej: Kjo nuk është diçka që do të përfundojnë në Maqedoninë e Veriut, e as në botë. Thjeshtë, secili prej nesh, çdo qytetar, duhet të jetë i vetëdijshëm, të ketë përgjegjësi se duhet të jetojmë me pandeminë dhe në pajtim me këtë të përgatitemi për periudhën e ardhshme për sjellje të tillë.
Edhe më e rëndësishme është se ne duhet të kemi institucione që duhet të jenë funksionale, institucione që duhet të funksionojnë dhe të sjellin vendime në interes të shëndetit të qytetarëve dhe në interes të ekonomisë.
Tani jemi në një situatë ku nuk kemi Kuvend funksional, kemi një Qeveri kalimtare, e cila është formuar për mbajtjen e zgjedhjeve dhe gjendje e cila na solli të gjithëve që të funksionojmë në kushte të krizës shëndetësore dhe ekonomike. Prandaj institucionet duhet të marrin përgjegjësi edhe në pjesën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe në këtë mënyrë të vendosen në gatishmëri kapacitetet demokratike, të gjitha institucionet me Kuvendin, Qeveri të re politike, e cila më tej do t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet për ballafaqimin me krizën në aspektin shëndetësore, si dhe pasojat ekonomike.
Të gjitha analizat të ekspertëve tanë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thonë se kjo do të zgjasë, mund të rritet intensiteti gjatë vjeshtës ose gjatë dimrit dhe prandaj ne nuk guxojmë shtetin ta lëmë pa institucione të cilat do të funksionojnë në kapacitet të plotë. Kjo është papërgjegjësi ndaj qytetarëve, shëndetit të tyre, kjo nuk do të jetë veprim i duhur ndaj ekonomisë dhe prandaj kjo është diçka e pashmangshme dhe duhet t’i ndërmarrin të gjitha institucionet.
Apeloj deri te qytetarët edhe njëherë t’i respektojmë të gjitha masat dhe rekomandimet. Është e rëndësishme të mbahet distanca fizike, të mbahet pajisje mbrojtëse, t’i respektojmë protokollet të cilat i miratoi Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili në këtë periudhë ka miratuar vendime të drejta që kanë dhënë rezultate. Me këtë rast i falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për sjelljen profesionale gjatë kësaj periudhe dhe pres që edhe më tutje në bazë ditore t’i ndjekim të gjitha situatat dhe do të sjellim vendime të duhura. I falënderoj edhe mjekët, stafin mjekësor, policisë, armatën dhe njëherit edhe institucionet të cilat u kyçën dhe janë në vijën e parë të kësaj lufte tonë, në periudhën e Qeverisë kalimtare. Pres që të reagojmë shpejtë dhe të bëjmë gjithçka për t’i kompletuar institucionet përmes zgjedhjeve demokratike dhe të drejtën e qytetarëve të zgjedhin, për të vendosur se kush do të udhëheqë të ardhmen e shtetit.