Ministri Filipçe: Ka ndryshim thelbësor mes valës së parë dhe tani, atëherë nuk e dinim se çfarë të presim, ndërsa tani e dimë se çfarë ndodh dhe kemi kapacitet të ballafaqohemi me këtë valë

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp  informoi për gjendjen me virusin korona COVID-19 në vend.

Sipas të dhënave deri në mëngjesin e sotëm, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar gjashtë pacientë, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 40 dhe nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në këtë Klinikë, me mbështetje të oksigjenit janë gjithsej 16 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë hospitalizuar gjithsej 31 pacientë, prej të cilëve 6 janë në aparat respirator. Në spitalin Manastir janë hospitalizuar 7 pacientë, në spitalin në Shtip 14. Në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep gjithsej janë hospitalizuar 27 pacientë. Për gjendjen në Shtip, ministri Filipçe deklaroi:

“Në Shtip janë mbyllur gjashtë konfeksione, janë dhënë 55 vendime për vetizolim, gjatë ditëve të ardhshme do të testohen rreth 600 të punësuar. Deri tani janë bërë 100 testime. Një pjesë e të punësuarve gjenden në vendet e tyre të punës, por jo për punë, por për t’u testuar, domethënë që t’u merren mostra dhe materiale. Në Tetovë janë dhënë tetë vendime për pacientë pozitivë, 54 për kontakte të tyre dhe kemi informacione edhe për një klasteri të ri, një pozitiv me vendim për vetizolim, ndërsa po anketohen edhe 40 punonjës. Kjo po bëhet në një subjekt juridik në Tetovë. Deri dje janë bërë gjithsej 70 testime, ndërsa planifikohen edhe 150. Në raport me aktivitetet në vendet tjera,prej dje, 12 pacientë janë pozitiv, të konfirmuar nga QSHP e Kumanovës: 11 janë nga Likova dhe këtu në mënyrë intensive është duke punuar ekipi i QSHP-së në Kumanovë, e ndihmuar nga epidemiologët nga Kratova dhe Kriva Pallanka. Intensivisht po punohet edhe në Shkup, në Çair dhe Studeniçan”.

 

Sipas Filipçes, numër i madh i kontakteve nga pacientët e diagnostifikuar është në kuadër të 10 familjeve dhe këtu po kryhen intervista, po vendosen persona në vetizolim dhe po testohen, sipas rrezikut të cilin epidemiologët e vlerësojnë në bazë të anketave.

“Në lidhje me skriningun, në shtëpinë private për persona të moshuar, në Çento dhe Kadino, në njërin janë pozitive dy paciente, ndërsa në tjetrin tre punonjës. Janë analizuar të gjitha kontaktet dhe janë dhënë vendime për izolim. Ka informacion për polic pozitiv nga policia kufitare, nga jashtë shtetit, i cili pas kthimit në Hungari është testuar dhe ka dalë pozitiv dhe në bazë të kësaj dje janë bërë anketa dhe 30 policë të huaj që janë në kufirin jugor dhe 30 policë tanë të cilët kanë pasur kontakt me policin e infektuar, do të testohen sot. Kanë përfunduar anketat dhe janë dhënë vendime për izolim”, informoi Filipçe.

Lidhur me masat restriktive të cilat u paralajmëruan gjatë ditës së djeshme, Komisioni është duke i shqyrtuar, deri tani nuk ka vendim, po ndiqen informacionet, numrat e sotëm, do të ndiqen edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Filipçe apeloi qytetarët se injorimi i virusit dhe mohimi se ai ekziston, nuk do të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes, duke potencuar se gjithkund në botë bëhet fjalë për zbatimin e masave të njëjta për mbrojtjen e popullatës dhje eliminim ose uljen e rrezikut nga përhapja e infeksionit, maska, distanca, larja e rregullt e duarve, dezinfektimi i duarve, janë mekanizmi i vetëm i cili mund të na mbrojë edhe si individ edhe si shoqëri.

“Qytetarët të cilët janë të përgjegjshëm, të cilët në mënyrë të denjë u përmbahen këtyre masave, duhet të jenë shembull për të gjithë të tjerët për shkak se restrikcionet dhe mbyllja e sërishme janë të padëshirueshme dhe ne mund ti shmangin vetëm nëse sillemi në mënyrë të disiplinuar dhe i pranojmë këto rregulla të reja të cilat nuk janë vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet e tjera në rajon, në Evropë dhe në tërë botën. Komisioni për Sëmundje Infektive ka punuar në mënyrë intensive, ka bërë analizën e të dhënave çdo ditë, duke i grumbulluar të dhënat  gjatë dy javëve në bazë të kësaj u dimensionuan masat dhe po shqyrtohet mundësia për rikthimin e restrikcioneve. Por, siç thash, vendim për këtë do të sillet në bazë të të dhënave, pacientët, nëse i dimë kontaktet. Komisioni përbëhet nga ekspertë me përvojë të madhe dhe në rrethin e veprimtarisë së tyre profesionale edhe krahas obligimeve të rregullta si epidemiologë, infektologë,internist, mjek japin kontribut të madh në këtë betejë. Përvojën, anëtarët e Komisionit e kanë edhe nga përballjet me epidemitë dhe pandemitë e mëparshme, gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë, megjithatë edhe me pandemi të tjera siç është SARS, me çrast u përpiluan edhe shumë protokolle. Gjithmonë me rekomandime dhe bashkëpunim me OBSH-në, protokollet janë përdorur edhe në fillimin e kësaj epidemie, duke u modifikuar në bazë të karakteristikave të sëmundjes, me çrast ekspertiza e tyre ndihmoi në zbatimin e tyre. Shumë herë kemi përmendur se qytetarët janë pjesa më e rëndësishme nga tërë sistemi, angazhimi i qytetarëve, mbështetja e institucioneve janë kyçe në menaxhim, si me tjera njëjtë edhe me këtë gjendje krize e cila e ka goditur tërë shoqërinë. Të gjithë jemi të prekur, edhe si individë, edhe si shtet, dhe të gjithë kontribuojmë në zgjidhjen e këtij problemi”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe theksoi se gjatë periudhës së kaluar, gjendja e sistemit shëndetësor, kapaciteti për kujdesin e pacientëve, pjesa më e madhe e shtretërve spitalor, numri i ulët i punonjësve shëndetësor të infektuar, numri i aparateve të lira respiratore, klasterët e njohur, që e konfirmoi ky aktivitet intensiv, gjatë ditëve të kaluara nga analiza e kontakteve dhe të gjithë indikatorëve tjerë, tregojnë se saktë e dimë se çfarë po ndodh dhe kemi kapacitet të përballemi edhe me këtë valë të sëmundjes.

“Ekziston dallim thelbësor ndërmjet valës së parë dhe tani, atëherë nuk e dinim se çfarë mund të presim, nuk e dinim se sa mund të përhapet virusi, kishte shumë të panjohura për vetë virusin. Nuk e dinim se sa mund të ngarkohet sistemi shëndetësor, tani kemi gjendje tjetër, kemi më shumë njohuri, resurse, sistem shëndetësorë të ndërtuar në mënyrë serioze në raport me kapacitetet për akomodim, me pajisje mjekësore dhe njohurive të punonjësve shëndetësor. Kjo është detyrë e sistemit, të jetë i organizuar dhe përgatitur, gjegjësisht të jemi të sigurt se mund të përballemi me këtë valë. Edhe njëherë apeloj deri te qytetarët ti respektojnë masat për mbrojtje personale, protokollet e lëvizjes, ruajtjen e distancës. U bëj thirrje organet kompetente të bëjnë kontroll dhe të sanksionojnë çdo shkelje, sepse mënyra e vetme që të mbrohemi është pengesa e përhapjes së virusit”, informoi Filipçe.