U miratua Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje për vazhdimësinë në operacionet humanitare dhe misionet ndërkombëtare të NATO-s; Dekreti për transport në komunikacionin rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme tani e tutje i dedikohet subjekteve juridike që transportojnë udhëtarë për nevojat e tyre
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e miratoi Protokollin për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës për parandalimin e bartjes së Kovid-19 që vlen për të gjitha vendet e punës dhe për të gjitha personat në vendin e punës, siç janë punëdhënësit, udhëheqësit, punonjësit, kontraktuesit, klientët dhe vizitorët.
Protokolli i përfshin masat që kanë të bëjnë me higjienën personale dhe pajisjet mbrojtëse, rekomandimet për higjienën respiratore dhe distancën fizike në vendet e punës, si dhe reduktimin e udhëtimeve në lidhje me punën, si dhe organizim të veçantë kur është e nevojshme të zbatohen.
Protokolli për masat parandaluese për të gjitha vendet e punës për parandalimin e bartjes së Kovid-19 përfshin edhe rekomandime dhe masa për pastrim të rregullt dhe dezinfektim të vendeve të punës, komunikim, trajnim dhe edukim të vazhdueshëm për rreziqet, si dhe procedura kur nevojitet menaxhim i punonjësve te të cilët shfaqen simptoma që korrespondojnë me Kovid-19.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Protokollin për kryerjen e kontrollimit të aftësive për aftësitë sportive të nxënësve të cilët janë të interesuar të regjistrohen në Shkollën e mesme shtetërore “Akademia e sportit, e cila përfshin rekomandimet për përgatitjen dhe rregullimin e terreneve sportive ku zhvillohet testimi i aftësive, mënyra e aplikimit, si dhe rrjedha dhe organizimi i trajnimit selektiv.
Në këtë mbledhje, Qeveria e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore, zbatimi i Ligjit për transportin rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilin është parashikuar që në transportin publik të udhëtarëve numri i pasagjerëve në automjete të jetë deri në 50% nga kapaciteti i automjeteve për të cilat është e detyrueshme të pajisen me maska, doreza dhe automjetet të dezinfektohen.
Me këtë ndryshim, masat e detyrueshme do t’u referohen edhe subjekteve juridike që transportojnë udhëtarë për nevojat e tyre.
Qeveria sot e miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin rregullohet kompetenca për vendimmarrje për referimin e personelit aktiv ushtarak dhe civil, pjesëtarët e forcave rezervë të Armatës dhe punonjësit në Ministrinë e Mbrojtjes, për pjesëmarrje në ushtime, trajnime, në operacione humanitare, operacione ndërkombëtare, në misione dhe operacione të NATO-s, në zbatimin e të drejtës për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive, si dhe në operacione për menaxhim me kriza dhe siguri bashkëpunuese, jashtë territorit të Republikës.
Ky Dekret u miratua edhe nga shkaku se sipas Ligjit për mbrojtje, vendime për pjesëmarrje në operacione ushtarake ndërkombëtare jashtë territorit të vendit sjell Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa meqenëse është i shpërndarë, mënyra e vetme në këto kushte për marrje të vendimeve për udhëzimin e personelit ushtarak dhe civil në operacione ndërkombëtare, Ministria e Mbrojtjes pa ndërprerje mund t’i kryejë vetëm me miratimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi raportin gjashtëmujor të mbikëqyrjes për funksionimin e Sistemit automatik kompjuterik (AKMIS) në gjykatat për vitin 2019, me rekomandime të përfshira të Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Rregullores së punës.
Mbledhja e 60-të e Qeverisë vazhdon me punë nesër, gjegjësisht të mërkurën më 3 qershor.