Sot konfirmohen 111 raste të reja të COVID-19, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 3025, janë shëruar 6 pacientë – 2 persona kanë vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 854 testime, janë regjistruar 111 raste të reja të COVID-19: Shkup – 63, Kumanovë -11, Shtip -12, Tetovë – 8, Veles -3, Ohër -1, Gostivar -3, Kriva Pallankë -1, Koçan -9.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 6 pacientë të shëruar, në: Prilep -1, Tetovë -4, Manastir – 1.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërruan jetë dy persona, paciente nga Struga në moshën 53 vjeçare dhe pacient nga Prilepi në moshën 80 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë shënon 3025, numri i pacientëve të shëruar është 1646, të vdekur janë 153, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend shënon 1226.

Distribuimi i fundit sipas qyteteve është siç vijon:   
 

  •        Shkup1264, aktiv 658
  •        Kumanovë 556, aktiv 140
  •        Dibër 52, aktiv 1
  •        Shtip 174, aktiv 136
  •        Prilep 218, aktiv 27
  •        Tetovë 281, aktiv 119
  •        Strugë 98, aktiv 25
  •        Veles 144, aktiv 30
  •        Manastir 30, aktiv 3
  •        Ohër 31, aktiv 14
  •        Kavadar 6, aktiv 1
  •        Gostivar 50, aktiv 29
  •        Gjevgjeli 6, aktiv 2
  •        Strumicë 5, aktiv 2
  •        Kriva Pallankë 7, aktiv 1
  •        Radovish 4, aktiv 0
  •        Krushevë 3, aktiv 0
  •        Koçan 51, aktiv 20
  •        Probishtip 5, aktiv 3
  •        Demir Hisar 1, aktiv 0
  •        Makedonski Brod 2, aktiv 0
  •        Pehçevë 3, aktiv 0
  •        Berovë 2, aktiv 1
  •        Vallandovë 3, aktiv 2
  •        Vinicë 3, aktiv 1
  •        Dellçevë 1, aktiv 0
  •        Kratovë 3, aktiv 1
  •        Sveti Nikollë 3, aktiv 2
  •        Kërçovë 3, aktiv 1
  •        Negotinë 16, aktiv 7 (*9 persona nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)

854 testet e bëra janë përmes: ISHP – 440, QSHP – 12, Avicena – 78, Biotek -127, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) – 56, Sistina me metodën PCR – 81 dhe ASHAM – 60. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 36325 testime të COVID-19.

 

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 103 teste janë në kuadër të skriningut në kopshte nëpërmjet QSHP Shtip dhe Koçan, prej të cilëve 9 teste janë të punonjësve në kopshte në Koçan janë pozitive me COVID-19.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 9 raste të reja, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 62 pacientë. Prej tyre 27 janë në gjendje më të rëndë dhe me mbështetje të oksigjenit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 14 raste të reja, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 41 pacientë. Në aparat respirator janë 8 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë 7 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 13 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak nëpërmjet spitalit ndiqen 2 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 22 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 30 pacientë – pozitiv të dyshuar për COVID-19.

Sipas komunave, raste aktive në Shkup janë:

  • Çair   152
  • Butel   59
  • Gazi Babë 58
  • Aerodrom  53
  • Saraj   52
  • Qendër  52
  • Karposh  40
  • Kisella Vodë 29
  • Haraçinë  23
  • Studeniçan  18
  • Gjorçe Petrov 17
  • Ilinden 17
  • Shuto Orizar 12
  • Petrovec   6
  • Çuçer Sendevo 3
  • Sopisht 2
  • (po përcaktohet komuna)   1