Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.06) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 722 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 185 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë bërë kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar shkelje të masave për izolim dhe vetizolim.
Lidhur me masën për mbajtjen e pajisjes për mbrojtje personale, janë regjistruat 481 shkelje. Gjithashtu, në lidhje me ndalesën për lëvizje, gjatë 24 orëve është evidentuar se në nivel të shtetit 203 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast të privuar nga liria janë 155 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa adekuate.