Në mbledhjen e rregullt të 61-të Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për aktivitet e MPB-së dhe shërbimeve të inspektimit për kontrollet dhe veprimet në lidhje me zbatimin e masave të Qeverisë për menaxhimin me virusin korona gjatë kohës së fundjavës së zgjatur.
Në bazë të informacioneve të MPB-së, gjatë ditës së sotme janë ngritur 114 kallëzime sipas nenit 206 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me veprat me të cilat mundësohet transmetimi i sëmundjes ngjitëse, si dhe 451 kallëzime për kundërvajtje sipas nenit 6 të Dekretit me fuqi ligjore për mbajtje të mjeteve personale mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, për të çrrënjosur sëmundjen ngjitëse të shkaktuar nga virusi korona KOVID-19 dhe për të mbrojtur popullsinë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Pjesëtarët e MPB-së gjatë ditës kanë kryer kontrolle edhe ndaj personave që janë në vetizolim, kurse Qeveria do të informohet se gjatë dy ditëve të ardhshme do të rritet numri i pjesëtarëve të MPB-së në terren, veçanërisht në destinacionet turistike të vendit.
Gjatë ditës së sotme nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë ngritur katër kallëzime penale në bazë të Neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal të cilat kanë të bëjnë me veprat me të cilat mundësohet transmetimi i sëmundjes ngjitëse. Dy nga kallëzimet janë ngritur në Dojran, një në Strumicë dhe një në Manastir. Inspektorati Shtetëror i Tregut ngriti sot edhe 12 kallëzime për kundërvajtje.
Sot Inspektorati Shtetëror i Punës në koordinim me policinë ka bërë kontrolle të intensifikuara në zonën e komunës së Shtipit ku Shtabi kryesor koordinues i krizës ndaloi punën e fabrikave të tekstilit dhe lëkurës gjatë fundjavës së zgjatur. Inspektimet vërtetuan që kompanitë nga këto dy veprimtari në Shtip e respektuan plotësisht ndalesën dhe me kontrolle të intensifikuara inspektorët e Inspektoratit të Punës në kapacitet e prodhimit në të gjithë vendin kontrolluan nëse respektohen protokollet për mbrojtjen e punëtorëve.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot ka punuar në lëshimin e vendimeve për izolimin e rasteve të reja pozitive dhe të kontakteve të tyre.
Qeveria e ngarkoi policinë dhe shërbimet e inspektimit që të vazhdojnë me kontrolle të përforcuara dhe të sanksionojnë të gjitha shkeljet e masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga KOVID-19.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për masat për menaxhimin me COVID-19.
Sipas Programit, do të ndahen 30 milion denarë për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për marrjen e masave urgjente për menaxhimin me krizën e shkaktuar nga KOVID-19 përmes granteve në vlerë prej 600,000 deri 900,000 denarë për këto qëllime parësore:
- Informimi i publikut për masat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona KOVID-19, siç janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, respektimi i masës për izolim dhe mbajtja e detyrueshme e mjeteve mbrojtëse në fytyrë;
- Ndihmë juridike, ndihmë psikologjike ose këshilla për sigurinë dhe adaptimin gjatë një pandemie për grupet më të rrezikuara, përfshirë parandalimin e stigmatizimit të personave të infektuar me virusin korona dhe njerëzve në izolim, dmth parandalimin e gjuhës së urrejtjes;
- Ndihmë dhe mbështetje për fëmijët nga familjet në nevojë sociale dhe fëmijët nga zonat rurale për të mësuar në shtëpi, duke përdorur mjete të komunikimit elektronik;
- Ndihmë dhe mbështetje në kujdesin ndaj të moshuarve, viktimave të dhunës në familje dhe grupeve të tjera të cenuara dhe në përshtatjen e tyre me kushtet e imponuara nga kriza;
- Furnizim dhe shpërndarja e ndihmës humanitare dhe sanitare për grupet sociale të rrezikuara dhe të margjinalizuar, në nivelin lokal;
- Edukimi, ndihma e drejtpërdrejtë dhe mbështetja për njerëzit me sëmundje kronike, persona me sëmundje të rralla, persona të moshuar dhe të lodhur, persona me varësi, një prind, punonjësit/punonjëset e seksit, grupet e prekura nga HIV, personat me aftësi të kufizuara, LGBTI dhe grupe të tjera të përjashtuara nga shoqëria, në kuptim të furnizimit të produkteve ushqimore dhe ilaçeve, paketave të ushqimit dhe higjienës, ndihmës psikologjike dhe sociale dhe të ngjashme;
- Mbështetje e drejtpërdrejtë për kategoritë e ndejshme të punëtorëve nga degë me pagesa të ulëta me zgjidhje ideore, të cilat do t'u ndihmojnë atyre të gjenerojnë të ardhura gjatë një krize, siç është, për shembull, krijimi i dyqaneve në internet për fermerët individual;
- Mbështetje e drejtpërdrejtë për grupet e cenueshme me të ardhura të ulëta për t'i ndihmuar ata me zgjidhje që do t'u ndihmojnë atyre të gjenerojnë të ardhura gjatë krizës;
- Ndihmë juridike për qytetarët nga komunitetet më të prekura që t’i realizojnë të drejtat nga masat e miratuara nga Qeveria;
- Analiza e ndikimit të pandemisë, duke përfshirë efektet ekonomike të krizës te gratë dhe kategoritë e cenueshme dhe propozimet për ndryshimin e politikave dhe masave;
- Promovimi i prodhimit bujqësor vendor, kapaciteteve lokale për zhvillimin rural dhe turizmit si dhe prodhimit vendor të ushqimit;
- Kontrollimi antikorrupcion i politikave, të cilat miratohen në kohë krize;
- Propozime për ndryshime strukturore dhe politika të reja në fushën e shëndetit, arsimit, mbrojtjes sociale, mjedisit, etj., të cilat do të garantojnë drejtësi socio-ekonomike dhe drejtësi;
- Informimi në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rrezikun e ngushtimit të hapësirës për liri qytetare gjatë kohës së epidemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme;
- Ballafaqimi me dezinformatat, lajmet e rreme, stigmatizimin dhe gjuhën e urrejtjes;
- Aktivitetet në lidhje me digjitalizimin dhe shkrim-leximin elektronik të popullatës në përgjithësi, d.m.th. se si të rritet besimi në komunikimin elektronik dhe punën me anë të mjeteve elektronike;
- Trajnim on-line dhe mentorim për njerëzit e papunë, me fokus në kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, për të filluar biznesin e tyre;
- Ofrimi i këshillave dhe mbështetjes për zhvillimin e on-line moduleve për aktivitet fizik me qëllim të shëndetit më të mirë mendor gjatë një pandemie;
- Informimi dhe edukimi i popullatës për kryerjen e aktiviteteve fizike duke respektuar e distancimin social, përmes zhvillimit të udhëzimeve, moduleve.
- Shoqatat dhe fondacionet, të cilave do të ndahen fondet, do t'i paraqesin Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë një raport mbi përdorimin e fondeve, i cili gjithashtu kujdeset për zbatimin e programit dhe i cili i dorëzon Qeverisë një raport mbi zbatimin e këtij programi.
Qeveria në këtë mbledhje miratoi Vendimin për kriteret dhe procedurën e shpërndarjen e fondeve për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për zbatimin e Programit për financimin e veprimtarive programore të shoqatave dhe fondacioneve për masat për të menaxhuar krizën KOVID-19.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria sot miratoi ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit të arsimit të lartë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim që të mundësohet organizim i rregullt i institucioneve të arsimit të lartë në pjesën e regjistrimit në të gjithë nivelet në institucionet e arsimit të lartë.
Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe solli vendimin për numrin e studentëve për regjistrim në vitin e parë - ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetin “Shën Kliment Ohri”- Manastir, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Goce Delçev”- Shtip, Universiteti i Shkencave të Informacionit dhe Teknologjive “Shën Apostol Pavle”- Ohër dhe Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në vitin akademik 2020/2021, si dhe Vendimi për kuota plotësuese për regjistrimin e studentëve anëtarë të komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin e parë - ciklin e parë të studimeve në këto institucione publike të arsimit të lartë.
Në këtë mbledhje të Qeverisë, është bërë një saktësim i nenit 5 të Dekretit për Ligjin për arsimin e lartë, i cili përcakton se organet e universiteteve, mandati i të cilëve skadon gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, procedurat e zgjedhjes do t’i fillojnë, gjegjësisht do t’ vazhdojnë në afat prej 30 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.
Me këtë plotësim rregullohet se të gjitha procedurat e filluara për zgjedhjen e një organi drejtues para hyrjes në fuqi të këtij dekreti do të pezullohen. Veprimet e ndërmarra më parë konsiderohen të vlefshme, kurse veprimet e tjera do të vazhdojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe pas përfundimit të kufizimeve të parashikuara me ligj.
Ky ndryshim garanton transparencë dhe gjithë përfshirje në proceset e universiteteve brenda kornizës ligjore të vendosur.