Dr. Karaxhovski: Masa për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe distanca prej 2 metrave është kryesore në tërë botën.

Në pres konferencën e sotme, kryetari i Komisionit i sëmundjeve infektive dr. Zharko Karaxhovski e prezantoi analizën epidemiologjike të gjendjes aktuale në shtetin tonë me KOVID – 19, duke mbaruar me ditën e djeshme.

 

“Gjithsej deri në ditën e sotshme kemi 127 raste të reja ose numri i tërësishëm i rasteve të regjistruara në shtet është 3152. Sipas qyteteve, Shkupi 1332 raste, Kumanova 556, Tetova 291, Prilepi 218, Shtipi 210, Velesi 144, Struga 102, Dibra 53, Koçani 52, Gostivari 50, Ohri 37 dhe Manastiri 30. Këtu janë të dhënë 12 komuna, 12 qytete në të cilat janë të regjistruar 97,5% e të gjitha rasteve në shtet. Do me thënë, problem në realitet janë ato 5 qytetet që janë dhënë në fillim ku kemi incidencë më të lartë, numër më të madh të të vdekurve dhe mortalitet më të lartë. Letaliteti mesatar për momentin është 4,9%, kurse mortaliteti 7,4 në 100.000. Shpërndarja sipas grupeve të moshës – numri më i madh i të sëmurëve (620) është i moshës mbi 60 vjet, pastaj vjen mosha 50 – 59 vjet (586) dhe 544 të moshës prej 40 – 49 vjet, kurse 568 në grupin prej 30 – 39 vjet. Mosha mesatare e njerëzve të sëmurë në shtet është 44,8 vjet, mirëpo incidencë më të lartë për momentin kemi në grupi që i takon moshës 50 – 59 vjaçare”, deklaroi dr. Karaxhovski.

 

Për sa i përket kurbës standarde epidemiologjike, më 25 maj numri tregonte 16 raste dhe atëherë Komisioni i sëmundjeve infektive propozoi lehtësim të masave.

 

“Ajo çka ndodhi pas 26 majit në përputhje me anketat epidemiologjike që i kemi bërë deri tani kryesisht është për shkak të mos respektimit të tërësishëm masave të përcaktuara parandaluese të cilat i dhamë si rekomandim nga Komisioni i sëmundjeve infektive dhe nga ministri i Shëndetësisë, e ato ishin mbajtja e maskave mbrojtëse, parandalimi i grupimit të më shumë se 2 personave, që na u kthye si bumerang për shkak të mos respektimit të masave gjatë festës fetare të Ramazan bajramit dhe darkave të iftarit që bëheshin në atë periudhë. Vala e dytë na u paraqit tani dhe nëse mund të shprehem në mënyrë epidemiologjike, vala e dytë nga 26 maji e këtej mund të bëhet  transferim nëse do ta lëviznim në të majtë, se ai do të përputhej ose gati do të përputhej me numrin e të sëmurëve në muajin prill. Do me thënë erdhëm në gjendje kur tërë Evropa dhe vendet përreth i lehtësonin masat, atë e bëmë edhe ne, duke pritur se masat do të respektohen, mirëpo për disa gjëra jam shumë i dëshpëruar nga mosrespektimi i këtyre masave”, theksoi dr. Karaxhovski.

 

Për numrin e personave të testuar dhe përqindjes së personave pozitiv, ai deklaroi se asgjë nuk është e ndryshuar në strategjinë e cila u vlerësua se diçka po ndodh në strategjinë dhe numrin e personave të testuar.

 

“Ne shtatë ditët e fundit bëmë përpjekje të mëdha, laboratorët i “ngarkuam” deri në kufijtë e mundshëm që të mund të bëjmë më shumë se njëmijë ose rreth nj[mijë teste në ditë. Mirëpo në ndihmë na erdhën edhe disa laboratorë – Qendra e Shëndetit Publik Shkup, ASHAM, mjekësia ligjore, si dhe të tjerat të cilat në periudhën e kaluar na dhënë ndihmë të çmueshme që të realizojmë një testim më të madh. Testimi tregoi se sa më shumë që testojmë kemi numër më të madh të personave pozitiv, mirëpo përqindja e këtyre rasteve pozitive lëviz mes 3,1% / 7,9% / 14,2% / 13% dhe 15%. Rezultati i të sëmurëve nëpër qytetet – Shkup, sëmundje e cila është prezent ka te 658 persona, të shëruar 569, të vdekur 38, gjegjësisht 1265”, theksoi dr. Karaxhovski.

 

Komisioni i sëmundjeve infektive miraton protokolle të tij dhe ia jep ministrit të Shëndetësisë për miratim në Qeveri.

 

“Ne nuk jemi Qeveria e shtetit, ne nuk jemi njerëz të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë jemi të përfshirë në sjelljen e vendimeve. Shtabi kryesor i krizës i shtetit i miraton vendimet. Ju lutem t’i respektoni masat, vetëm me respektim të përpiktë të këtyre masave mund të dalim nga kjo gjendje. Ju lutemi që mos të lejojmë që vetveten ta dënojmë në çastet kur tërë Evropa dhe tërë bota i lehtëson masat, e ne të vendosim ndalesa të reja. Besoj se 20% e popullatës ende nuk na kupton seriozisht, as ne as të sëmundjen. Vetëm ata që nuk kanë qenë në Klinikën infektive nuk e dinë çfarë atmosferë e rëndë është ajo. Nuk është njësoj të shohësh si vdesin njerëz. Aspak nuk është njësoj të miratohen masa restriktive si për mua, ashtu edhe për familjen time. Gjithashtu edhe për më të afërmit tonë. Hajde të kuptojmë se masa e mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse, distanca prej 2 metrave është kryesorja në tërë botën. Askund asgjë nuk është ndryshuar në këto masa. Hajde të bashkohemi të gjithë së bashku. T’i lëmë anash edhe partitë edhe politikën edhe çdo punë tjetër. Leni shkrimet kundër Komisionit, ne jemi profesionistët më të mëdhenj në shtet”, theksoi dr. Karaxhovski.