Filipçe: 14% të rasteve aktive janë hospitalizuar, 86% janë asimptomatik apo pacientë me pasqyrë më të lehtë klinike, 76% e pacientëve të vdekur janë me më shumë sëmundje kronike

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën për shtyp informoi se sipas të dhënave nga historia e sëmundjes, përqindja më e madhe e pacientëve të vdekur nga COVID-19, janë pacientë të cilët kanë pasur sëmundje kronike paraprake.

“Sipas statistikës së sotme, nga gjithsej 193 persona të vdekur deri tani, numri më i madh janë mbi 60 vjeç, ndërsa te 76% janë regjistruar komorbiditete të shumta, këtu para së gjithash mendoj në sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular, mushkërive të bardha dhe sëmundjes së sheqerit”, theksoi ministri Filipçe.

Ai informoi se gjatë ditëve të kaluara, janë përforcuar me kuadër Klinika e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile, si dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit (SPQ) “8 Shtatori” në Shkup. Në Klinikën Infektive, me sistem të rotacionit kanë ardhur pesë mjekë, tre nga Klinika e Kardiologjisë, Endokrinologjisë dhe Institutit për Tuberkulozë. Një mjek nga Spitali Klinik në Tetovë dhe një nga Spitali i Përgjithshëm në Ohër. Gjithsej 27 infermiere nga Spitali Specialistik “Jasenovo”, spitali në Kavadar, Koçan dhe Kërçovë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, në SPQ “8 Shtatori” janë hospitalizuar 113 pacientë. Në aparat respirator gjenden 10 pacientë. Në këtë institucion, ekipi u përforcua me gjashtë mjek, dy nga klinikat për reumatologji dhe nefrologji , dy mjek nga Kërçova dhe një mjek nga spitali në Oteshevë dhe spitali në Gositvar, njëzet infermierë nga Struga, Velesi, Otesheva, Gjevgjelia, dhe Spitali Specialistik “Leshok”. Gjatë kësaj periudhe, spitali funksionon si COVID-qendër, ku sipas nevojës kryhen edhe intervenime tjera, për pacientë të cilët janë pozitiv me virusin.

 

“Në raport me gjendjen e spitaleve, për momentin të hospitalizuar janë 318 pacientë. Në Klinikën Infektive – 95, prej të cilëve 37 janë me mbështetje oksigjeni, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Lidhur me nevojën ppër rritjen e kapaciteteve, gjatë dy muajve të kaluar kemi punuar në mënyrë intensive në kapacitetin shtesë, në spitalin montues. Ky spital është tërësisht i përgatitur dhe i qasshëm për shërimin e pacientëve me COVID-19. Biseduam edhe me drejtoreshën dhe u bë plani për rotacionin e kuadrit mjekësor. Ky është spital që ka sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë dhe në të janë të vendosura 70 shtretër me qendër trijazhi, gjegjësisht për hospitalizim, pranim të pacientëve dhe gjithsesi pjesën e ambulancës”, njoftoi Filipçe.

“Pas zbutjes së masave restriktive, në të gjitha vendet e rajonit po regjistrohen raste të reja. Shqipëria – 57 nga 362 testime, 50 raste të reja. gjithashtu në Kosovë. Dy ministrat paralajmëruan qasje adekuate dhe testim të rasteve të reja edhe në Slloveni dhe në Mal të Zi, të cilët para pak kohësh shpallën fund të epidemisë. Në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit ka 60 raste të reja. Në bisedë telefonike me ministrin e Shëndetësisë të Shqipërisë dhe Bullgarisë, treguan se po paraqiten raste të reja dhe biseduam për mënyrën se si ne reaguam me qëllim të shkëmbimit të përvojave, si dhe në bazë të këtyre të dhënave që i kemi ne, ndërsa ata tani po i analizojnë, në bazë të paraqitjes së rasteve të reja, se çfarë masa mund të ndërmerren”, theksoi ministri Filipçe.

Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe theksoi se po përballemi me valë të fuqishme të epidemisë, por ajo që na ngushëllon është se kemi përqindje të lartë të pacientëve asimptomatik dhe me pasqyrë të lehtë klinike të cilët gjenden në shërim shtëpiak.

“Për momentin janë të hospitalizuar 14%, ndërsa 86% të pacientëve janë në kushte shtëpiake. Lidhur me kapacitetet e spitaleve, ka shtretër dhe pajisje të lira, një pjesë nga personeli mjekësor i cili është në izolim dhe një pjesë e personelit i cili është me të vërtetë i rëndësishëm po e plotësojmë me anë të këtij rotacioni, të cilin e përmenda më lartë. Këta janë mjekë dhe infermierë të cilët pa asnjë ditë pushimi në mënyrë intensive kanë punuar me këta pacientë gjatë këtyre katër muajve dhe janë të ekspozuar në rrezik dhe për këtë arsye është shumë me rëndësi të kuptohet serioziteti i kësaj gjendje dhe të gjithë të fillojnë të sillen në mënyrë të përgjegjshme”, theksoi ministri Filipçe dhe shtoi se me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit u ndërpre programi i rregullt i intervenimeve kronike, po zhvillohen vetëm rastet urgjente dhe të domosdoshme duke zbatuar të gjitha masat mbrojtëse të pacientëve dhe personelit mjekësor.

“Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, të ndërpritet përhapja e virusit, të zvogëlohet presioni ndaj institucioneve shtetërore, të cilët i trajtojnë këta pacientë të sëmurë nga virusi COVID-19, në mënyrë që sa më shpejtë të hapen të gjitha spitalet dhe klinikat për qytetarët dhe pacientët të cilët kanë nevojë. Me sjellje të papërgjegjshme, me mosrespektimin e masave për mbrojtje, numri i masave të reja nuk do të ndalet. Përsëris se nuk ekziston mënyrë tjetër për parandalimin e përhapjes së epidemisë, e as që ekziston diku në botë. Këtë e dëshmojnë edhe rastet e reja në vendet në rajon. Përballje me numrat e ri dhe rastet e reja të pacientëve pas zbutjes së masave restriktive.  Maskë, distancë dhe respektim absolut i protokolleve për punë janë gjërat të cilat të gjithë duhet t’u përmbahemi”, theksoi ministri Filipçe dhe shtoi se kthimi i masave restriktive nuk është opsion i mirë, për shkak se çdo lëshim i ardhshëm, pa respektimin e masave, përsëri do të na përball me këtë gjendje.

Ai tha se shumë nga operatorët ekonomikë ende nuk punojnë për shkak të kësaj gjendje. Këto subjekte çdo ditë po përjetojnë humbje, kopshtet nuk janë hapur ende, për shkak se po mbrohen fëmijët. Ministri Filipçe apeloi deri te prindërit që ti udhëzojnë fëmijët dhe të rinjtë që duhet të mbajnë maska që të mbrojnë vetveten dhe të mos grupohen. Edhe pse të rinjtë më rrallë sëmuren  dhe shpesh janë asimptomatik, ata mund të përhapin infeksionin. Të gjithë qytetarët ti respektojnë masat që përfundimisht të stabilizohet gjendja.