Spasovski nga Prespa: Para dy vitesh, në proces të afirmuar ndërkombëtar i siguruam garancinë e përhershme për gjuhën dhe identitetin tonë maqedonas, si dhe anëtarësimin tonë në NATO dhe kemi hyrë në fazën e fundit të procesit për anëtarësim në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri pa portofol i ngarkuar për diasporë dhe kryetar i grupit të punës për mbështetje të rajonit të Prespës, Edmond Ademi, sot morën pjesë në një sërë ngjarjesh me rastin e dy vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, të organizuar nga Komuna e Resnjës, në bashkëpunim me OJQ Prespa Grad, të cilat u mbajtën në fshatin Lubonjë dhe në afërsi të kalimit kufitar që është në ndërtim e sipër, Markova Noga, në kufi me Greqinë.

Për rëndësinë e përvjetorit, si dhe për rëndësinë e ngjarjeve të organizuara me këtë rast në rajonin e Prespës, Kryeministri Spasovski dha deklaratë për media, të cilën ua përcjellim në tërësi:
Sot është ditë e bukur sepse me vizitën në Lubonjë dhe në rajonin e Prespës, shënojmë edhe dy vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Historia shkruhet me vendime të guximshme. Historia shkruhet me kompromise të denja dhe të pranueshme për të gjitha palët. Kur të gjithë mendonin se nuk ka dalje, u ndërmorën hapa që na nxorën nga e kaluara dhe na e kthyen perspektivën tonë dhe aspiratat tona për anëtarësim në NATO dhe BE.
Me Marrëveshjen e Prespës, nga izolimi i plotë në skenën ndërkombëtare bëmë kthim dhe e sollëm Maqedoninë e Veriut në axhendën për zgjerimin e BE-së dhe u anëtarësuam në NATO.
Kjo është garanca më e fuqishme për suverenitetin territorial, garancë për siguri dhe stabilitet. NATO është aleanca më e suksesshme ushtarake dhe politike në historinë e civilizimit botëror dhe ne si anëtare jemi krah për krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fuqishmit. 

Në mars të vitit 2020, BE solli vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa pandemia e shkaktuar nga COVID-19 nuk e pengon Komisionin Evropian ta finalizojë korrnizën negocuese, deri në fund të vitit 2020 edhe formalisht të fillojnë bisedimet për anëtarësim. 

Në rrugën tonë për anëtarësim në NATO dhe BE, Greqia tani më lëre se nuk na bllokon por edhe përzemërsisht e ndihmon integrimin tonë të përshpejtuar. Ky është detyrim i tyre sipas Marrëveshjes. Raportet me Greqinë asnjëherë nuk kanë qenë më të mira. Kemi marrëdhënie dypalëshe dukshëm të përmirësuara dhe patëm trend të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik. Ndërtojmë miqësi dhe partneritet strategjik me ta dhe kjo është mirë për qytetarët e të dyja vendeve.

Është duke u përfunduar realizimi i kalimit kufitar të ri me Greqinë, Markova Noga, në Prespë. Më shumë mundësi për banorët lokal, do të sjell më shumë investime dhe turizëm, ekonomi dhe zhvillim. U riaktivizua linja hekurudhore nëpërmjet Manastirit, ndërsa në plan është edhe hapja e kalimit kufitar plotësues me Greqinë, në pjesën kufitare të Komunës Kavadar. Kjo është një mundësi për bashkëpunim ndërkufitar dhe zhvillim të mjediseve rurale nga të dyja anët e kufirit, lëvizje më e madhe, bashkëpunim dhe zhvillim më i madh. 

Marrëveshja e Prespës është kompromis i denjë dhe i pranueshëm për të dyja palët. Të dyja shtetet investuan diçka, por dhe të dyja shtetet poashtu fituan diçka nga kjo Marrëveshje. Përfitimi më i madh është miqësia, mbështetja reciproke dhe mundësitë për ndërtimin e marrëdhënieve më të afërta dhe bashkëpunimit më të fuqishëm në të ardhmen.
Sot për Prespën di gjithë bota. Në një proces të tillë të afirmuar ndërkombëtarisht i siguruam garancinë e përhershme të gjuhës dhe identitetit maqedonas. Tani ato janë të njohura nga e gjithë bota dhe këtë askush nuk mund të na e merr. 

Marrëveshja e Prespës e pranuar edhe si model për zgjidhjen e problemeve tjera të ngjajshme në tërë botën. Ajo është arritje e cila shërben si shembull për inkurajim dhe inspirim edhe për liderët tjerë që të sjellin vendime të vështira, por të domosdoshme për të ardhmen e shteteve dhe të qytetarëve të tyre. Ajo është investim i madh në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shembull për përkushtimin e madh të idesë për BE dhe për vlerat evropiane.
Marrëveshja e Prespës është model për sjellje evropiane, model për Ballkan të denjë të shekullit 21, si pjesë e barabartë dhe e pandashme e BE-së dhe të gjithë ne duhet të ndjehemi krenar me këtë.