Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri i Arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, në konferencën e sotme për shtyp, prezantuan Dekretin për ndarjen e vauçerëve për të rinjtë lidhur me trajnimet mbi aftësitë digjitale.
Siç potencoi ministri Mançevski, qëllimi është që t’u ndihmohet të rinjve, të cilët janë të përgatitur për t’u përballur me sfidat si rezultat i krizës shëndetësore-ekonomike, të jenë konkurrues për vende të punës ku pagat janë më të larta dhe kuptohet për arsye të mungesës së kuadrit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).
,,Si rezultat i Pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, janë miratuar rregulla të reja në punë dhe është e domosdoshme që të gjithë të përshtatemi me to. Transformimi digjital dhe aftësitë digjitale u shfaqën të domosdoshme si kurrë më parë! Nëpërmjet vauçerëve për aftësi digjitale, me mbulimin e gjysmës së harxhimeve, u mundësojmë të rinjve të ndjekin trajnime, të përgatiten për një kohë të shkurtër dhe të gjejnë punë për paga më të larta. Parashikojmë që të finansohen trajnime nga aftësitë bazike digjitale deri te aftësitë digjitale më të avancuara. Buxheti total arrin vlerën prej 150,000.000 denarë, informoi ministri Mançevski.
Peronat juridik të cilët do të paraqiten, si dhe trajnimet të cilat do t’i ofrojnë do të përzgjidhen nga Forumi digjital. Forumi digjital është trup i pavarur, në të cilin anëtarë janë përfaqësues të Universiteteve të studimeve të TIK-ut, katër dhomat e tregtisë, ekspertë të TIK-ut dhe dy përfaqësues të institucioneve, pëkatësisht të Qeverisë. Ky vendim u miratua me qëllim që opininoni të jetë i sigurtë se përzgjedhja e trajnimeve do të kryhet në mënyrë transparente dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
,,Trajnimet do të përfshijnë aftësi digjitale për menaxhim me aplikacionet softuerike (softwuare) dhe komponentat harduerike (hardware), aftësi në programim të avancuar, aftësi në përdorimin e teknologjive digjitale, si dhe aftësi të ngjashme nëpërmjet së cilave mundësohet përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Forumi digjital, do të përcaktojë listën e ofruesve të trajnimeve mbi aftësitë digjitale. Aplikimi i të rinjve, gjithashtu do të vijojë nëpërmjet Portalit kombëtar uslugi.gov.mk, tha ministri Mançevski.
Ministri i Arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, iu referua paketë masave të cilat i siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim të mbështetjes së të rinjve. Bëhet fjalë për dy dekrete, prej të cilëve, dekreti i parë parashikon ndarjen e fondeve për blerjen e pajisjeve shkollore, dedikuar nxënësve të shkollave të mesme të cilët u takojnë familjeve me të ardhura të ulëta. Dekreti i dytë parashikon ndarjen e fondeve për studentë të cilët u takojnë familjeve me të ardhura të ulëta, për mbulimin e një pjese të harxhimeve lidhur me participimin e studimeve ose për akomodime në konviktet studentore, përkatësisht akomodime private.
,,Aplikimet për të dy dekretet, dedikuar nxënësve të cilët i plotësojnë kushtet, i keni në platformën e internetit: www.digitalizirajse.mon.gov.mk, përkatësisht: www.dixhitalizohu.mon.gov.mk. ,,Dekretet janë krijuar në drejtim të mbajtjes së standardeve të nxënësve dhe të studentëve, përforcimin e fuqisë blerëse personale, si dhe të mbështetjes së procesit të arritjes së aftësive digjitale dhe teknologjisë së informacionit për konkurrencë më të lartë dhe qasje më të lehtë në tregun e punës, përmbylli fjalimin e tij ministri Ademi.”