Kryeministri Spasovski, ministri Dimkovski: Premtimi po përmbushet, Marrëveshja po realizohet, janë realizuar mbi 75% të rrjeteve shpërndarëse të Programit për ujitje të luginës jugore të Vardarit - Faza e dytë, një tregues i angazhimit të fortë të kësaj

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, inspektuan punimet e ndërtimit të projektit për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar - Faza e dytë dhe inspektim në punët ndërtimore të ndërtimit të rrugës dhe kanalit për lidhjen e rrugës rajonale R-1105 me vendbanimin Gorna Mala, Valandovë.

Në një prononcim për mediat, Kryeministri Spasovski tha se projekti për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar - Faza e dytë, është jetik për rajonin e Vallandovës dhe është një nga projektet më të rëndësishme kapitale në bujqësi.

"Gjëja më e rëndësishme për bujqit nga realizimi i këtij projekti është që kur të përfundojë ata do të kenë një ulje drastike të harxhimeve të ujit dhe do të sigurojnë ujitje në  kohë dhe cilësore të 2.150 hektarëve tokë bujqësore. Këto janë përfitime serioze nëse e dimë se sistemi aktual i ujitjes është i vjetruar dhe fermerët po shënojnë humbje në prodhimin e tyre bujqësor.

U bindëm  që realizimi është duke u zbatuar sipas dinamikës së vendosur dhe ajo që është arritur deri më tani premton se projekti do të përfundojë në maj 2021 ashtu siç ishte planifikuar ", tha kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se uji si një thesar natyror kombëtar është një përparësi për secilin nga ne dhe pa menaxhimin e duhur të burimeve ujore dhe pa sistemet moderne të ujitjes, nuk mund të flasim për bujqësi të zhvilluar prandaj, së bashku me MBPEU-së intensivisht po zbatohen projekte për ndërtim dhe rikonstruim të sistemeve bashkëkohore për ujitje

Programi për ujitje të luginës jugore të Vardarit faza e dytë, si investim kapital në bujqësi do të jetë kontribut i rëndësishëm për krijimin e bujqësisë moderne dhe evropiane. Ky projekt është me vlerë mbi 24,3 milionë euro. Investimi, që e bën bujqësinë e vendit konkurrente me kushte për prodhim më rentabil për bujqit, për jetë më të mirë të popullatës nga i tërë rajoni i Vallandovës,” e sqaroi rëndësinë e këtij projekti Kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se bujqësia është një ndër shtyllat bartëse për zhvillim të ekonomisë së përgjithshme këtu në këtë rajon tonë jugor. Qeveria i kushton vëmendje të veçantë politikave të cilat i zbatojmë në këtë sektor, me theks të posaçëm në masat dhe projektet  zhvillimore, si dhe në investime të reja të cilat do të kontribuojnë drejt rritjes së përshpejtuar të kësaj dege strategjike ekonomike në vendin tonë.

Kryeministri Spasovski uroi që të gjithë ata që marrin pjesë në realizimin e këtij projekti për të përfunduar këtë investim të madh, shprehu mirënjohje të madhe për të gjithë ata që dhanë kontribut në realizimin e projektit, sektorët e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që kanë punuar në këtë projekt, Banka Gjermane e Zhvillimit "KfW", kontraktuesit dhe natyrisht Komuna e Vallandovës.

“Vizitën në rajon dhe në Komunën e Vallandovës do ta përfundojnë me kontroll në tre objekte infrastrukturore të cilat janë pjesë e programit të Qeverisë për mbështetje financiare të vetëqeverisjes lokale të shndërruara në marrëveshje me 80 komuna në të cilat realizohen mbi 200 projekte, në vlerë mbi 38 milionë euro. Premtimi është përmbushur, marrëveshja është realizuar. Kjo konfirmohet nga punimet përfundimtare të tre projekteve për të cilat Komuna e Vallandovës ka marrë mbështetje financiare nga Qeveria. Bëhet fjalë për ndërtimin e një rruge dhe një kanali për të lidhur rrugën rajonale me vendbanimin Gorna Mala, më pas për të ndërtuar një pjesë të rrugës lokale për të lidhur Udovën deri tek fshati Gradec, si dhe për ndërtimin e një rruge hyrëse në tokë bujqësore në fshatin Bajrambos,” potencoi  Kryeministri Spasovski në fund të deklaratës së tij.

 

Ministri Dimkovski theksoi se realizimi i deritanishëm i suksesshëm i projektit për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar, është edhe një tregues për angazhimin e Qeverisë për investime kapitale në bujqësi.

“Ky projekt parashikon rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës për ujitje të sistemit të ujitjes në Vallandovë, i cili ndodhet në pjesën jugore të lumit Vardar. Më vjen mirë që ndërtimi i këtij sistemi ujitës po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar. Deri më tani janë ndërtuar më shumë se 75% e rrjeteve të shpërndarjes, janë përfunduar punimet përgatitore për tubacionin kryesor, në vazhdë janë punimet e ndërtimit në vendin kryesor të ndërtimit, sedimentet, stacioni kryesor i pompimit, pusetat e ndarjes, pusetat e valvulave të ajrit dhe pusetat e hidratantit, dhe pajisjet e miratuara, e cila është në fazën e furnizimit publik dhe montimit,” tha ministri Dimovski

 

 

 

 

Ai sqaroi se ndërtimi i sistemit do të sigurojë ujitje të 2,150 hektarëve të tokës bujqësore në territorin e komunës së Vallandovës, më saktësisht në vendbanimet Udovë, Josifovë dhe Piravë,  vlera e përgjithshme e projektit është 24,3 milionë euro, prej të cilave 30% janë siguruar  nga buxheti i MBPEU-së ndërsa 70% të tjera janë nga banka zhvillimore gjermane në formë të grantit dhe të kredisë së volitshme  dhe sipas planit, ndërtimi i sistemit të ujitjes pritet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm.

“Realizimi i vazhdueshëm i investimeve kapitale në bujqësi është i rëndësishëm për ngritjen  e këtij sektori, për rritjen dhe prodhimin e qëndrueshëm bujqësor, veçanërisht në këtë gjendje të jashtëzakonshme, në të cilën ndodhet vendi ynë, për shkak të koronavirusit. Këtu, në rajonin e Vallandovës, përveç investimeve në infrastrukturën ujore, paralelisht zbatohet me sukses  realizimi i projekteve të infrastrukturës, të mbështetur financiarisht nga Programi i Zhvillimit Rural. Në fazë përfundimtare janë tre objektet infrastrukturore dhe atë në vendbanimet “Gorna Malla”, “Udovë” dhe fshatin “Bajrambos”. Përmes këtyre projekteve do të sigurohet infrastrukturë solide komunale në dhe jashtë vendbanimeve rurale që do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve për jetë të qytetarëve,” potencoi ministri Dimkovski.

“Realizimi i investimeve kapitale në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon edhe në periudhën tjetër, me një ritëm edhe më të fortë. Vetëm në këtë mënyrë do të inkurajojmë prodhimin të produkteve bujqësore konkurruese, do të përmirësohet niveli i jetesës së qytetarëve, do të sigurojmë kushte që të rinjtë të qëndrojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre. Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët e secilës komunë ", tha në fund ministri Dimkovski.

Kryetari i Komunës së Valandovës, Pero Kostadinov konfirmoi se të gjitha punimet në këtë projekt kryhen në përputhje me planin e përcaktuar më parë dhe cilësinë e përcaktuar.

Ky sistem do të sigurojë një mënyrë moderne të ujitjes, cilësi më të lartë të përpunimit bujqësor dhe furnizim të vazhdueshëm me ujë për ujitje të zonave bujqësore të vendbanimeve Udovë, Josifovë dhe Piravë. Ky projekt është i një natyre kapitale për komunën dhe do të modernizojë ndjeshëm mënyrën e punës  me  bujqësinë në këto hapësira.  Ne po kalojmë në një nivel të ri në bujqësinë e Vallandovës dhe i jemi mirënjohës Qeverisë që na e mundësoi këtë, " potencoi kryetari i Komunës Kostadinov.

 

 

 

Ai  gjatë inspektimit të rrugës që lidh vendbanimin e Gorna Malës me Josifovën dhe rrugën rajonale R-1105 konfirmoi që Josifovo merr një rrugë krejtësisht të re me trotuare, infrastrukturë të përmirësuar dhe hapësirë ​​të re urbane.

"Ne i lidhim të dy vendbanimet dhe forcojmë lidhjen e pandashme midis qytetarëve. Kushtet e jetesës këtu po përmirësohen dhe siguria në komunikacion po rritet ndjeshëm", përfundoi kryetari i Komunës Kostadinov.