Spasovski : Përforcimi i institucioneve të sigurisë në bazë të standardeve të BE-së do ta bëjë vendin partner të sigurt dhe të besueshëm në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski e priti sot në takim pune kolonelin Masimo Pani nga Njësiti për Operacione Speciale Karabinieri, i cili në vendin tonë e realizon projektin “Përforcim i kapaciteteve për koordinim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizimit”, i mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Evropian.

Në takimin, në të cilin morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Sasho Tasevski, kolonel Pani u falënderua për mbështetjen e Qeverisë dhe të institucioneve nga sfera e sigurisë për mbështetjen e deritanishme për realizim të projektit dhe shfaqi pritje se ai do të vazhdojë edhe në fazën e ardhshme të projektit kur do të duhet të harmonizohen procedurat standarde operative mes institucioneve për përballje të suksesshme në luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Spasovski në takim theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë tërësisht dhe maksimalisht ta mbështesë këtë aktivitet, për të cilin në periudhën e ardhshme pritet që të miratohet plan aksional për plotësim të kapaciteteve të institucioneve qeveritare për koordinim efikas dhe efektiv të të gjitha agjencive të cilat punojnë në sferën e kundërshtimit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të cilat qojnë drejtë terrorizmit.

Kjo, përveç se në plan vendor, tha kryeministri Spasovski, do ta bëjë vendin tonë partner të sigurt dhe të besueshëm të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s në parandalimin, mbrojtjen, përndjekjen dhe përgjigjet e sfidave në lidhje me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit.