Shtabi kryesor koordinues i krizës, ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor lidhur me pezullimin e vlefshmërisë së vendimeve të lëshuara për izolim shtëpiak për personat që janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR negativ të KOVID-19.
Sot më 25.06.2020, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, konform nenit 136, paragrafi 1, alineja 4 e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/15 dhe 65/18) ka miratuar Vendim me të cilin pezullohet kryerja e gjitha vendimeve të marra në periudhën nga 13.06.2020 deri më 25.06.2020 për vendosjen e personave nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak të cilët kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test PCR negativ të KOVID-19 dhe deklaratë të nënshkruar, si dhe vendimet e lëshuara për persona të cilët lirohen nga karantina shtetërore me test PCR negativ të KOVID-19, pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga një vend me rrezik të lartë/të mesëm për KOVID-19, ndërsa aktivitetet e zbatuara për të njëjtat vendime anulohen.
Vendimi, konform Ligjit do të publikohet në “Slloboden Peçat” gjatë dy ditëve radhazi duke filluar nga 26.06.2020 dhe pastaj në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut