Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në shënimin e fillimit të ndërtimit të Qendrës së re për logjistikë, në hapësirë prej 70.000 metra katrorë, gjegjësisht 12.800 metra hapësirë për depo, 1.000 metra katror pjesë administrative dhe zyra dhe kapacitet për akomodim për rreth 400 mjeteve transportuese, në zonën ekonomike lokale “Ilinden”.
Kryeministri Spasovski në fjalimin e tij, nënvizoi se ky investim privat i kompanisë “Deni Internacional” është në harmonizim me politikat qeveritare për krijimin e kushteve për zhvillim të pandërprerë të investimeve dhe nismave sipërmarrëse, të cilat japin kontribut serioz në ekonominë zhvilluese maqedonase me më shumë investime, vende të reja të punës dhe paga më të larta.
“Kjo nismë të investohet në kohë të krizës, inspiron, nxit dhe inkurajon dhe unë shpresoj se shumë shpejtë do ta kthejmë gjendjen e mëparshme që ti japim dinamikë të re dhe përshpejtim rritjes së ekonomisë vendore dhe të arrijmë rritje solide dhe të qëndrueshme të BPV. I inkurajoj pronarin dhe menaxherët e “Deni Internacional” të ruajnë këtë shpirt të guximshëm të sipërmarrësve dhe të gjejnë mbështetje edhe në ofertën më të gjerë të programeve qeveritare për mbështetjen e investimeve dhe zhvillimit të investimeve private”, tha Kryeministri Spasovski në fjalimin e tij, me rastin e fillimit të punëve ndërtimore të investimit, i cili do të hap mbi 80 vende të reja të punës.
Kryeministri Spasovski duke përshëndetur iniciativën e investitorëve, e cila kontribuon në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale, vlerësoi se me investimet e reja, kompania vazhdon të realizojë misionin e saj dhe përcaktimin kryesor që të pozicionohet në vend të lartë në shoqërinë afariste si kompani e cila ruan standarde të larta në transport, shpedicion dhe logjistikë të këtyre veprimtarive dhe ti plotësojë nevojat dhe pritshmëritë e partnerëve të saj afarist dhe klintëve nëpërmjet sigurimit të shërbimeve cilësore dhe profesionale.
Urime për punë dërgoi edhe kryetari i Komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski, nënvizoi se investimi i kompanisë “Deni Internacional” kontribuon për rritje ekonomike dhe zhvillim të Komunës dhe rajonit.
Në fillimin e punëve ishin prezent edhe personat udhëheqës të kompanisë, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë, Strasho Jakimovski dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv, Dejan Jakimovski.
Dejan Jakimovski gjatë fjalimit të tij theksoi se investimi në Qendrën e re për logjistikë me vlerë prej rreth 4,5 milionë euro, do të mundësojë përmirësimin e punës në raport të dhënies së shërbimeve për logjistikë në vend, duke filluar nga sigurimi i transportit, dogana e mallrave, ngarkim, shkarkim, ruajtje, paketim, ripaketim dhe parking, gjegjësisht shërbime të kompletuara transportuese-logjistike.