Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në konferencën për shtyp me rastin e konfirmimit të Kornizës negociuse për negociata me BE-në, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, theksoi se ky është realizim i suksesshëm edhe i një etape të rëndësishme në procesin për aderimin e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Me këtë vendim konfirmohet se nuk ka devijime nga procesi që është përcaktuar. Janë vendosur kornizat e rrugës që e bëjnë Maqedoninë e Veriut edhe më afër anëtarësimit në Union. Integrimi i vendit tonë në BE e fiton përshpejtimin e merituar që të bashkohet në familjen e kombeve të bashkuara drejt idesë evropiane”, theksoi Kryeministri Spasovski dhe shtoi se ky lajm erdhi pas vendimit historik të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE më 26 mars të këtij viti.
Kryetari i Qeverisë Spasovski potencoi se para nesh po ecet me hapa që e përshpejtojnë procesin e evropianizimit të të gjitha segmenteve në shoqërinë tonë. Proces që do të ndihmojë standardet evropiane në të gjitha sferat, që ti realizojmë dhe ti zbatojmë në vend, për shoqërinë tonë dhe politikën e përditshme.
“Për vetëm tre vite, krahas reformave në vend, vendi ynë bëri më shumë hapa historike edhe në planin ndërkombëtar. I realizuam sipas standardeve më të larta të diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare. Këtë e njohën të gjitha demokracitë udhëheqëse në botë dhe na dhanë mirënjohje shtetit të cilin tani të gjithë e duan për partner. U bëmë aleat i barabartë i vendeve anëtare në aleancën më të fuqishme ushtarake-për siguri në botë – NATO. Prej dje e përshpejtuam edhe procesin e integrimit në BE. I zhbllokuam proceset për të dyja përcaktimet strategjike të vendit tonë dhe bëmë arritje thelbësore në vetëm tre vjet. Rrallë cili rajon ka treguar performanca të tilla shtetërore, veçanërisht për vend i cili deri në vitin 2016 ishte vlerësuar si shtet i robëruar”, tha Spasovski në konferencën për shtyp me rast të propozimit të deklaruar nga Komisioni Evropian në kuadër negociues për negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Spasovski deklaroi se Qeveria i miratoi që në korrik të vitit 2019 të gjitha aktet e nevojshme për formim të ekipeve për negociata, ndërsa ekipet tona për negociata veçse e kaluan skriningun teknik përgatitës për të gjitha kapitujt dhe se jemi të përgatitur me kapacitet të plotë që të fillojmë dhe me sukses ti realizojmë negociatat në afat të shpejtë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në deklaratën e tij për media theksoi se Komisioni Evropian e realizoi obligimin e vet dhe se në bazë të metodologjisë së re rekomandoi kornizë negociuese që është më konkrete, më dinamike, më e besueshme, e cila vendeve anëtare u jep hapësirë që të marrin pjesë edhe ato drejtpërdrejtë me ekspertët më vendet në negociata dhe të marrin pjesë me kontribut të vet në raportet për përparim.
“Pas lajmit të mirë nga Brukseli, mu në ditën e parë të kryesimit të Gjermanisë me Këshillin e BE-së dhe pas harmonizimit të Kornizës negociuse dhe miratimit të saj nga ana e Këshillit, gjegjësisht vendeve – anëtare, vijon konferenca ndërqeveritare, që është hapi i parë konkret dhe forum për dialog politik dhe reformues ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Për këtë nevojitet qeveri me mandat politik”, potencoi Dimitrov në konferencën për shtyp me rastin e Kornizës negociuese për negociata me BE-në, që bashkë me Kryetarin e Qeverisë Spasovski u mbajt sot.
Spasovski: Me Kornizën negociuese vendi ynë është me afër anëtarësimit në BE dhe me meritë fiton përshpejtim në procesin që do të na e sigurojë vendin në familjen e popujve të bashkuar rreth idesë evropiane
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, mbajtën konferencë për shtp me rastin e propozimit të përcaktuar të Komisionit Evropian në korniza negociuse për negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Spasovski në tërësi:
Të nderuar qytetarë,
Është realizuar me sukses edhe një etapë shumë e rëndësishme në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian dje publikoi dhe na deklaroi se është përcaktuar propozim për Kornizën negociuse për negociata për anëtarësim në BE dhe se propozimi është dorëzuar për miratim deri te vendet anëtare të BE-së.
Me këtë vendim konfirmohet se nuk ka devijime nga procesi i përcaktuar. Janë vendosur kornizat në rrugën që e bëjnë Maqedoninë e Veriut edhe më afër anëtarësimit në Union. Integrimi i vendit tonë në BE e fiton përshpejtimin e merituar që të bashkohet në familjen e kombeve të bashkuara rreth idesë evropiane.
Ky lajm i mirë erdhi pas vendimit historik të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE më 26 mars të këtij viti.
Më tej procesi do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme me debat sipas kornizës për negociata në nivel ekspertësh dhe me miratimin e së njëjtës nga vendet anëtare, me çka negociatat edhe formalisht do të mund të fillojnë.
Korniza negociuse e Komisionit Evropian, në kuadër të agjendës së paraparë, është edhe një dëshmi se Maqedonia e Veriut po realizon hapa të fuqishme dhe të sigurta në rrugën e saj Evropiane. Kjo rrugë sjell dhe obligim për ne që edhe me më shumë siguri dhe në mënyrë thelbësore të sigurojmë vazhdimësi të reformave, sundim të së drejtës, zhvillim ekonomik, ambient jetësor të shëndetshëm, bujqësi evropiane dhe shanse evropiane për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në vendin e tyre.
Para nesh janë hapa që e përshpejtojnë procesin e evropianizimit të të gjitha segmenteve nga shoqëria jonë. Proces që do të ndihmojë në standardet evropiane në të gjitha sferat ti realizojmë dhe ti zbatojmë në vend, në përditshmërinë tonë shoqërore dhe politike.
Të nderuar qytetarë,
Për vetëm tre vite, krahas reformave në vend, shteti ynë bëri më shumë hapa historike edhe në plan ndërkombëtar. I realizuam sipas standardeve më të larta të diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare. Këtë e njohën të gjitha demokracitë udhëheqëse në botë dhe na dhanë mirënjohje dinjitoze të shtetit të cilin tani të gjithë e duam për partner.
U bëmë aleat i barabartë i vendeve anëtare në aleancën më të fuqishme ushtarake-për siguri në botë – NATO. Prej dje e përshpejtuam edhe procesin e integrimit në BE. I zhbllokuam proceset për të dyja përcaktimet strategjike të vendit tonë dhe bëmë arritje thelbësore në vetëm tre vjet.
Rrallë cili rajon ka treguar performanca të tilla shtetërore, veçanërisht për vend i cili deri në vitin 2016 ishte vlerësuar si shtet i robëruar
Në këtë drejtim dua ti falënderohem Republikës së Kroacisë, e cila gjatë krye4simit me BE-në e plotësoi agjendën e vet në këtë periudhë, në mars të këtij viti, të sjell vendim për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë me BE-në. Është shumë e rëndësishme që në ditën e parë të kryesisë së Gjermanisë me BE-në u miratua korniza negociuese për RMV-në.
Jam i bindur se me ndihmën e institucioneve të BE-së dhe me udhëheqjen e Kancelares Gjermane, Merkel, Kornizën për negociata do ta miratojnë të gjitha vendet anëtare dhe do ti fillojmë edhe formalisht negociatat për anëtarësim me Konferencë të parë ndërqeveritare.
Qeveria i solli që më korrik të vitit 2019 të gjitha aktet e nevojshme për formimin e ekipeve për negociata, ndërsa ekipet tona për negociata veçse e kaluan skriningun përgatitës për të gjitha kapitujt.
Jemi të përgatitur me kapacitet të plotë të fillojmë dhe me sukses ti zbatojmë negociatat në afat të shpejtë.
Të nderuar,
Arritëm në pikën nga e cila qartë shihet perspektiva jonë në Bashkimin Evropian. Kjo është pikë nga e cila nuk ka kthim prapa. Kjo është fitorja jonë.
Po bëhemi shtet i cili në fazën e fundit për anëtarësim në BE do të duhet të kalojë në transformimin e shtetit dhe të shoqërisë nëpërmjet të cilës kaluan të gjitha anëtaret e sotme të Bashkimit Evropian dhe për të cilën treguam në tre vitet e fundit se kemi vullnet politik dhe se kemi gatishmëri.
Për shkak të reformave dhe vendimeve të vështira, në tre vitet e fundit, ky është sukses i merituar.
Ti gëzohemi këtij suksesi të gjithë. Të gëzohen të gjithë qytetarët, të gjitha partitë politike, të gjitha komunitetet etnike dhe të gjitha subjektet shoqërore.