Spasovski e priti ambasadoren e re të RF të Gjermanisë, Hollshtajn: Të dyja vendet kanë pritshmëri të mëdha se konferenca ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë gjatë kryesimit gjerman me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot u takua me ambasadoren e re të Gjermanisë në vendin tonë, Anke Gizella Hollshtajn dhe e uroi për fillimin e mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.

Kryeministri Spasovski në takim e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me ambasadorin e mëparshëm, Tomas Gerberih dhe shprehu bindje se edhe me ambasadoren e re do të vazhdojë thellimi i raporteve dhe përforcimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe RF të Gjermanisë.

Në bisedën me ambasadoren Hollshtajn, është shprehur kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira dypalëshe, dialogun intensiv dhe dinamik, i cili kulmoi me vizitën e Kancelares Merkel në vendin tonë në shtator të vitit 2018.

Të dyja vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fusha të ndryshme, duke nxjerrë në pah ekonominë për shkak të faktit se RF e Gjermanisë është partneri ynë i parë tregtar me mbi katër miliardë euro në shkëmbim tregtar në vitin e kaluar dhe vend, nga i cili vijnë pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e investitorëve

Kryeministri Spasovski theksoi rolin miqësor të RF të Gjermanisë në mbështetjen e vendit tonë në arritjen e anëtarësimit në NATO dhe në mbështetjen e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shprehu kënaqësi nga pritja se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet në gjysmën e dytë në vitin 2020, gjatë kryesimit gjerman të BE-së, e cila u inkurajua nga kancelarja Merkel se ajo është një nga qëllimet e Republikës Federale të Gjermanisë gjatë kryesimit me Këshillin Evropian.

Ambasadorja Anke Gizella Hollshtajn shtoi se përparësia kryesore në periudhën e ardhshme është që Evropa të jetë përsëri e fortë me fitoren ndaj virusit dhe se ata do ta bëjnë këtë së bashku me të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe partnerët e saj, dhe se prioritetet i kryesimit gjerman të BE-së përfshin angazhim për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare mbi fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE.

Në takim u diskutua edhe për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, me ç’rast Kryeministri Spasovski theksoi se zgjedhjet e 15 korrikut do të realizohen me sukses, ashtu si i ngjan vendit anëtar të NATO-s dhe vendit që së shpejti do të fillojë bisedimet e anëtarësimit në BE, për çka garancë janë edhe zgjedhjet lokale të zhvilluara me sukses në vitin 2017, zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe referendumi në vitin 2018.