Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 79-të e miratoi informacionin për programin e kryesimit gjerman me Këshillin e Bashkimit Evropian, që në mbledhje e prezantoi ambasadorja e RF të Gjermanisë në vendin tonë, shkëlqesia e saj Anke Hollshtajn.
Në këtë mbledhje, në përputhje me konkluzionin e mbledhjes së shtatë të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, Qeveria e miratoi Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikë së Maqedonisë së Veriut për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të pandemisë dhe rrezikut të përhapjes së KOVID-19.
Me këtë vendim përcaktohet ekzistimi i gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atë në zonën e kufirit jugor dhe verior të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aktivizohet Shtabi kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili do të mbajë vazhdimisht mbledhje dhe i cili do të ketë për detyrë të përpilojë Plan veprimi për parandalimin dhe menaxhimin e hyrjes dhe kalimit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kontroll të tërësishme të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe një plan për veprim të koordinuar.
Ekzistimi i gjendjes së krizës të përcaktuar me këtë vendim do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes së saj në fuqi, ndërsa të gjitha organet e administratës shtetërore janë të detyruar të ndërmarrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregullat për menaxhim me kriza.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për përmbushjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën janar-qershor 2020.
Në raportin gjysmë-vjetor për përmbushjen e Buxhetit i cili është realizuar në kushte të pandemisë së KOVID-19 dhe në gjendje të jashtëzakonshme, në përmbledhje konstatohet se prodhimi bruto i vendit në tremujorin e parë (K1) nga viti 2020 shënoi rritje vjetore prej 0,2% në bazë reale, gjatë një kontributi pozitiv mbi rritjen e kërkesës vendore dhe një kontribut negativ në eksportin neto, në kushte të rënies të eksportit dhe importit.
Numri i të punësuarve në K1 në vitin 2020 është më i madh për 2,7% në krahasim me tremujorin e njëjtë në vitin 2019, ndërsa numri i të papunëve është ulur për 8,6% dhe rezultoi me ulje të shkallës së papunësisë në 16,2%.
Në përmbledhjen e Raportit për përmbushjen e Buxhetit të Republikë së Maqedonisë së Veriut në periudhën janar – qershor të vitit 2020 është shënuar se shkalla e inflacionit në gjysmë-vjetorin e parë të vitit 2020 është 0,5%, që kryesisht është rezultat i çmimeve të rritura të ushqimit për 1,7%, gjatë uljes së çmimeve të burimeve të energjisë.
Të ardhurat e tërësishme të buxhetit janë realizuar në shumën 87.437 milion denarë, që paraqet 44,4% të shumës së planifikuar për vitin 2020, kurse shpenzimet e tërësishmen të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën janar – qershor 2020 janë realizuar në shumë 113.387 milion denarë, që paraqet 46,7% të planit vjetor.
Në përputhje me raportin, në periudhën janar – qershor 2020 është realizuar deficit i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së veriut prej 25.950 milion denarë, që paraqet 3,8% e PBB-së së projektuar për vitin 2020, borxhi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të tremujorit të parë të vitit 2020 është 41,8% të PBB-së, derisa borxhi publik paraqet 50,7% të PBB-së.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për ndryshimet në Ligjin e sistemit me një ndalesë (një sportel) dhe për udhëheqjen e regjistrave tregtar dhe regjistrave të subjekteve tjera juridike dhe e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale, Ministrinë e Financave dhe Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatis propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të sistemit një ndalesë (një sportel) dhe udhëheqjen e regjistrave tregtar dhe regjistrave të subjekteve tjera juridike dhe të njëjtin ta dorëzojë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri në 15 gusht 2020.
Në mbledhjen e sotshme u shqyrtua dhe u miratua Raporti për Planin e rishikuar të veprimit për zyrtarizimin e ekonomisë jo-formale 2018-2020, me detyrime për Ministrinë e Financave në bashkëpunim me institucionet relevante, ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin dhe zbatimin e aktiviteteve të reja të propozuara në Planin e rishikuar të veprimit për zyrtarizimin e ekonomisë jo-formale 2018-2020 për çdo tremujor, duke filluar nga 1 tetori 2020.