Nga mbledhja e parë e Qeverisë: U emëruan zëvendëskryetarët; U miratua Plani për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme; Komunave iu dha kohë që deri më 9 shtator t’i përgatisin kopshtet për fillimin e punës;

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në mbledhjen e parë konstituive të sotme,  uroi zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë dhe u dëshiroi sukses në realizimin e Programit të punës  së Qeverisë, në periudhën prej 2020 deri më 2024.

Në këtë mbledhje konstituive u emëruan zëvendëskryetarët e Qeverisë dhe atë Artan Grubi, ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, i cili do të jetë edhe zëvendëskryetari parë i Qeverisë, Ljupço Nikollovski, zëvendëskryetar për luftën kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë dhe Nikolla Dimitrov për zëvendëskryetar të Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane

Në mbledhjen e sotme u emëruan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve themelore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetar i Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë aktuale ekonomike u emërua zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Fatmir Bytyqi, ndërsa me Komisionin do të bashkëkryesojë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. Për kryetar të Komisionit për Sistem Politik u emërua ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve dhe Kryeministër i parë, Artan Grubi, ndërsa kryetar i Komisionit për burime njerëzore u emërua Ljupço Nikollovski, zëvendëskryetar për luftën kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore.

Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për realizimin e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe e miratoi Planin për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme.

 

Në përputhje me Planin për mbajtjen e mësimit, Qeveria i miratoi Protokollet për veprim në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e procesin edukativ-arsimor për pjesëmarrje fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021, si dhe Algoritmi për veprim në shkollat në rast të shfaqjes te ndonjë nxënës me simptoma, i dyshimtë/pozitiv me COVID-19.

 

Për anëtarët e Komisionit për shqyrtim, janë dorëzuar kërkesa nga themeluesi i shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, Qeveria emëroi Elena Ivanovskën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Gjorgi Tasev nga Zyrës së Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prim. Dr. Gordana Kuzmanovska nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Në këtë mbledhje të saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për rihapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve – kopshtet për fëmijë / qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve gjatë kohës së pandemisë me COVID-10, që është planifikuar të fillojë më 9 shtator të vitit 2020, ndërsa deri atëherë kopshtet janë të detyruara të përgatiten për punë.

 

Në përputhje me konkluzionet për këtë çështje, Qeveria u rekomandon të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale që janë themelues të institucioneve publike për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të sigurojnë hapësirë shtesë, ose të adaptojnë hapësirë të posaçme për nevojat e kopshteve në rast se kopshti ka nevojë për kujdesin e fëmijëve në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, si dhe të sigurojnë staf të posaçëm gjatë periudhës së epidemisë me COVID-19, nëse kopshti ka nevojë për punë urgjente për funksionim pa pengesë.

 

Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale të sjell vendim për angazhim të mekanizmit të nevojshëm, mjete për punë dhe punonjës, për rrënimin dhe demontimin e

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të parë solli vendim që t’i rekomandohet Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale për të marrë një vendim për angazhimin e makinerive, pajisjeve dhe stafit të nevojshëm, për shembjen dhe çmontimin e ndërtesës së ndërtuar në mënyrë të paligjshme, që ndodhet para QT Mavrovasja, KP 8891/3, sipas fletëpronësisë me nr.110092, pa kompensim për Komunën e Çairit, gjegjësisht me mjete të veta.

 

Në kuadër të këtij vendimi, Qeveria i rekomandon Komunës së Çairit dhe Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e tyre reciproke për të lidh Marrëveshje për heqjen e ndërtesës së ndërtuar në mënyrë të paligjshme, pjesë të objekteve dhe ndërtesave të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Pas përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes, Komuna e Çairit dhe Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale brenda shtatë ditësh, janë të detyruar të përgatisin dhe dorëzojnë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informacionin e duhur për përmbushjen e detyrimeve nga vendimi.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për dorëzimin e propozimin-projektit për Përgatitjen e dokumenteve teknike në nivelin e projektit themelor për ndërtimin e pikës pagesore në pjesën e autostradës Pika kufitare Bllacë-Shkup (nyja Stankovec), në kuadër të thirrjes së 24-t për ndihmë teknike nga Korniza e investimeve e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

 

Qeveria solli vendim që ta vazhdojë afatin për procedurën për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike të Lumit të Zi deri më 18 dhjetor të vitit 2020, në vend se deri më 18 shtator të vitit 2020, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Në mënyrë shtesë anëtarët e Qeverisë u informuan se deri më tani 57 kompani kanë marrë dokumentacion për pjesëmarrje në parakualifikim si ofrues potencial.