Kryeministri Zaev në takim me përfaqësuesit e Unionit të Odave Ekonomike: Shteti është i qëndrueshëm dhe ekziston mundësia t’iu ndihmojë qytetarëve dhe ekonomisë, vijon ulje e të dhënave para-fiskale prej 75% deri në vitin 2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me ministrat e ngarkuar për çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomik, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Arjanit Hoxha – ministri për Pylltari, Bujqësisë dhe Ekonomi të Ujërave, Jagoda Shahpaska – ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Bllagoja Boçvarski – ministri për Transport dhe Lidhje, Naser Nuredini – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, sot patën takim me përfaqësues të Unionit të Odave Ekonomike.

Kryeministri Zaev u tha njerëzve të biznesit, përfaqësuesve të ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla në shtet, anëtarëve të Unionit të Odave Ekonomike se Qeveria është këtu, të ndihmojë dhe të shtrijë dorën sektorit të biznesit.

“Jo rastësisht në ditët e para të punës së Qeverisë së re jemi në takim me odat tona ekonomike të vendit për shkak se fokusi është në ekonomi dhe sistemin e drejtësisë. Shteti është i qëndrueshëm dhe ekziston mundësi që t’iu ndihmojmë qytetarëve, ekonomisë, si dhe në dialogun e odave ekonomike dhe sindikatës dhe të gjithë pjesëmarrësit në jetën shoqërore do të jemi me qëllim që t’iu shërbejmë, të jemi shërbimi më i mirë edhe gjatë kohës së krizës së virusit korona, për të cilën paralajmërojnë se do të vazhdojë në 6 deri në 8 muajt e ardhshëm.

Në këto rrethana, shteti filloi me procesin e diskutimit, debatit dhe konsultimit për krijimin e pakos me masat e ardhshme për mbështetjen e odave, ekonomisë dhe qytetarëve.

Qeveria është e qëndrueshme, koalicioni që është formuar është i fuqishëm, është ndërtuar në bazë të vlerave dhe përcjell porosi të parashikimit, që është e vlefshme për planifikimin dhe projeksionin e proceseve dhe investimeve ekonomike. Paralajmërojmë periudhë prej katër viteve ku nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare,” theksoi Kryeministri Zaev dhe paralajmëroi periudhë të qëndrueshme edhe në politikën tatimore.
 

“Tatimi i fitimit ngelet në nivelin prej 10% dhe vazhdojmë me anulimin e akontacioneve nga tatimi i fitimit. Tatimi i të ardhurave personale ngelet gjithashtu në nivel prej 10%, por ngelemi në përputhje me futjen e taksimit progresiv të drejtë përmes një procesi gjithëpërfshirës të negociatave dhe debateve, që do të duhet të jetë në përftim edhe të kompanive edhe qytetarëve. Ngelet dhe përkushtimi i përbashkët për çrrënjosjen e ekonomisë gri e cila është në nivele të larta prej 30% dhe e dëmton buxhetin dhe paratë e qytetarëve dhe firmave të ndershme në vendin tonë, me anë të masave të krijuara nga ana DHP, doganave të vendit dhe inspektimet shtetërore dhe me anë të përforcimit të shërbimeve të inspektimit,” tha Kryeministri Zaev.

Në lidhje me uljen dhe heqjen e të dhënave para-fiskale që janë kërkesat e odave ekonomike, Kryeministri Zaev tha se target i Qeverisë së re deri në fund të mandatit 75 % nga të dhënat para- fiskale ti lënë anash dhe njëkohësisht të ketë një ulje të caktuar të tatimeve, me qëllim të stimulimit të zhvillimit të ekonomisë dhe teknologjikeve të reja të informatikës dhe atë shkallë- shkallë deri në vitin 2021 nga 18% në 5%, deri në vitin 2022 nga 3% dhe vitin 2023 në 0%.

Në pjesën e hotelerisë dhe turizmit për shërbimet e restoranteve do të vendosim tatim prej 10%,” përfundoi Kryeministri Zaev.