Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot kremtohet festa e madhe "Dita e Pavarësisë - 8 Shtatori".
Programi me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë të atdheut tonë, filloi me homazh dhe vendosjen e luleve të freskëta të ish presidentëve të ndjerë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, nga ana e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev në vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska
Kurora lulesh vendosën edhe delegacionet zyrtare të Presidentit të shtetit, të Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lidhja e Luftëtarëve, përfaqësues të partive politike, kori diplomatik dhe Qyteti i Shkupi.
Me rastin e 8 Shtatorit, sivjet në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut solemniteti qendror mbahet në pllajën para godinës së Qeverisë në pajtim me protokollin për shënimin e festave shtetërore të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse gjegjësisht pa tubime masive, me minimum persona të pranishëm dhe respektim të protokolleve shëndetësore dhe sigurim të distancës dhe mbrojtje.