Me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, këtë vit në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt manifestimi qendror para ndërtesës së Qeverisë ku Kryeministri Zoran Zaev pas një takimi të shkurtër tet-a-tet në kabinetin e tij bashkë me Presidentin e shtetit Stevo Pendarovski morën pjesë në ceremoninë solemne të ndërrimit të flamujve dhe intonimit të himnit shtetëror nga orkestra ushtarake e ARMV-së.
Ceremonia qendrore me rastin e Ditës së Pavarësisë, këtë vit u mbajt në përputhje me protokollin për shënimin e festave shtetërore të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, gjegjësisht pa tubime masive publike, me minimum persona të pranishëm dhe respektim të protokolleve shëndetësore dhe distancë dhe mbrojte të siguruar.
Në kuadër të Programit, më tepër persona dërguan video- mesazh që u transmetua në video bim, ku dhanë mendimet e tyre për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë.
Në vazhdim, e përcjellim fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevnë tërësi:
“Në të vërtetë, videoja që e pamë dhe vetë kriza në të cilën u gjend bota papritur, na bëri të mendojmë për gjërat të cilat për ne janë të rëndësishme, të dashur dhe afër zemrës.
Në periudhën e kaluar për shkak të masave, të gjithë u kthyem më shumë kah shtëpia dhe me këtë drejt vetes dhe të afërmve. Dhe me këtë rishqyrtuam shumë nga qëndrimet dhe ndjenjat tona.
Edhe unë, si të gjithë folësit në video, e pyeta veten se çfarë do të thotë Dita e Pavarësisë, himni, çfarë dom të thotë liria.
Mirë më kujtohet 8 Shtatori 1991, Dita e referendumit për pavarësinë. Për gjithmonë më janë gdhendur në kokë fotografitë nga kremtimi në Sheshin Maqedonia dhe fjalët me të cilat presidenti Gligorov na uronte shtetin. Dhe ulërima e himnit të Maqedonisë. Himni më i bukur në botë.
Para 29 vjet, më 8 shtator, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjitha gjeneratave të ardhshme të këtij vendi , ua dhënë dhuratën më të madhe – Pavarësinë e e shtetit.
Ëndrra e gjitha gjeneratave të mëparshme për shtet të pavarur dhe të lirë u realizua.
Aspirata për shtet të pavarur është ideal shekullor në historinë e Maqedonisë. Ideal, i cili për shumë gjenerata ishte vetëm ëndërr. Pothuajse para tre dekadave, pas 46 viteve në kuadër të bashkimit të shteteve të ish –Jugosllavisë, më 8 shtator të viti 1991 pavarësia e shtetit tonë u bë realitet.
Pikërisht për ne, gjeneratat e tanishme na takon privilegji, por edhe përgjegjësia ta fitojmë pavarësinë dhe ta ruajmë dhe zhvillojmë shtetin e Maqedonisë, sepse shteti dhe shoqëria janë të pavarur dhe të lirë aq sa është i pavarur dhe i lirë çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut.
Republika e Krushevës ishte jetëshkurtër, por me vlera historike dhe trashëgimi të qëndrueshme. Popullore, dhe më pas Republikë Socialiste e Maqedonisë, ishin kurora e procesit shekullor për krijimin e shtetësisë të Maqedonisë. Të gjitha proceset e mëdha dhe kthyese historike dhe ngjarjet e shtetësisë dhe pavarësisë sonë u pasuan me luftën për liri, drejtësi, barazi dhe solidaritet. Ndërsa kjo luftë kundër të gjitha formave të shtypjes, padrejtësisë dhe kundër fashizmit është në themel i shtetësisë së Maqedonisë.
Si një shtet që është i krijuar nga një luftë e drejtë, si shtet që fitoi me dinjitet dhe pa dhunë pavarësinë dhe autonominë e tij gjatë viteve arriti të qëndrojë në rrugën demokratike, vendi ynë fitoi një reputacion të veçantë në botë dhe fitoi besim për të qenë partneri strategjik i vendeve më të mëdha në rrethin e civilizimit demokratik evropian perëndimor.
Pavarësia dhe vetmia nuk shkojnë dorë për dore. Sot, 29 vjet pas kremtimit të pavarësisë, atdheu ynë ka më shumë miq.
Falë kësaj, këtë vit me ballë të ngritur, të Lirë dhe të hapur drejt botës, ne festojmë pavarësinë!
Të nderuar,
Që nga fillimi, qytetarët pa dyshim treguan rrugën nëpër të cilën duhet të lëvizë shtetësia e Maqedonisë. Kjo është rruga evropiane, rruga drejt vlerave demokratike. Kjo nënkupton përfshirje dhe pjesëmarrje aktive e qytetarëve në proceset politike, por edhe integrim në institucionet dhe nismat ndërkombëtare.
Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori 1991, do të mbahet mend si ditë kur ne u bashkuam për të përfunduar shtetësinë tonë dhe për të zgjedhur një rrugë të mbushur me mirëkuptim të ndërsjellë, lumturi dhe prosperitet. Udhërrëfyes të rëndësishëm strategjikë në atë rrugë ishin NATO dhe Bashkimi Evropian. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shteti i 30-të anëtar i plotfuqishëm i Aleancës Veriatlantike, si dhe një vend në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Rruga drejt pavarësisë në atë periudhë të trazuar të luftës për pjesën tonë të Evropës nuk ishte aspak e lehtë ose e sigurt. Sidoqoftë, shumica e qytetarëve atëherë qëndruan së bashku. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët ruajtën paqen në vend. Pikërisht kjo është arsyeja pse 8 Shtatori - Dita e Pavarësisë, mbetet i mbajtur mend edhe si ditë kur u bashkuam për të krijuar një shtëpi të përbashkët për të gjithë.
Vitet e para të pavarësisë sonë u shoqëruan me momente dramatike dhe kriza. I tillë ishte rasti me konfliktin në vitin 2001, i cili përfundoi me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Një Marrëveshje me të cilën të gjithë faktorët e përfshirë, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, morën përgjegjësi në emër të së ardhmes së përbashkët.
Sot, vendi ynë ka një të ardhme shumë të sigurt evropiane me më shumë shpresë, mbarësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e tij të liruar nga frika dhe paragjykimet e së kaluarës. Maqedonia e Veriut është shtet civil dhe atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike - Një shoqëri për të gjithë!
Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet i njohur ndërkombëtarisht me ushtrinë e saj, valutën shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë.
Vendi ynë në Kombet e Bashkuara është konfirmim i qartë dhe i padyshimtë i gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Gjuha maqedonase përdoret lirisht kudo në të gjitha institucionet, aktivitetet dhe ngjarjet ndërkombëtare.
Falë përpjekjeve, të cilat në mandatin e fundit i vendosëm në planin e jashtëm, me përpjekje dhe guxim arritëm Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë. Marrëveshjet me të cilat Maqedonia e Veriut, pas një dekade vonesë, bëri një përparim ndërkombëtarisht. E gjithë kjo u realizua kryesisht përmes anëtarësimit të plotë të vendit tonë në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmes ndërtimit të një partneriteti me të gjithë fqinjët tanë.
Përmes qasjes së hapur treguam vullnet për bashkëpunim me të gjithë fqinjët tanë dhe e fituam besimin e tyre. Maqedonia e Veriut nga shembull i keq u shndërrua në tregim të suksesshëm. Tregim i cili filloi të ndryshojë narrativin për Ballkanin. Fqinjët tanë sot i kemi aleatë dhe përkrahës më të fuqishëm në planin ndërkombëtar. Ndërsa ky raport partneriteti me të gjitha shtetet fqinje - Bullgarinë, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Greqinë, me të cilat çdo ditë bashkëpunojmë në ballafaqimin me pandeminë, ka rëndësi të veçantë.
Para tre vitesh, u ballafaquam me procese demokratike të ngulfatur, institucione të uzurpuara, raporte ndëretnike ndërnjerëzore të polarizuara, me një fjalë me një shtet të robëruar. Shteti i cili ishte i udhëhequr nga një regjim dhe në të cilin qëllimet strategjike ishin zëvendësuar me interesat e partisë.
Treguam se dimë dhe se kemi vullnet ti zgjidhim problemet e mëdha. Probleme që janë lënë mënjanë për dekada dhe po bëhen gjithnjë e më të vështira nga dita në ditë për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit. Ne zgjidhëm problemet e hapura me fqinjët dhe në vend dhe filluam me sanimin e dëmeve nga pushtimi anti-demokratik. Mu këto procese reformuese dhe avancimi i ambientit demokratik mbeten në fokus edhe në këtë mandat katër vjeçar.
Të nderuar,
Gjatë fushatës zgjedhore, pata rastin të takohem me një numër të madh qytetarësh. I dëgjova me vëmendje porositë dhe rrëfimet e tyre jetësore. Çdo rrëfim i tillë është tregim për Maqedoninë e Veriut.
Rrëfimet e njerëzve nga gjeneratat e ndryshme të cilët i lidh një ëndërr – Ëndrra për shtet i cili u takon të gjithëve dhe në të cilin sundon ligji dhe e drejta.
Dhe nëpërmjet këtyre njerëzve edhe më qartë i definuam përcaktimet tona dhe e shënuam rrëfimin e ri për vendin tonë.
Ajo gjithashtu përmban edhe rrëfime dhe kontributin e të gjithë atyre njerëzve që janë sakrifikuar dhe janë ngritur mbi kohën e tyre sepse donin diçka më shumë, diçka më mirë për fëmijët e tyre.
Në këto rrëfime ka edhe pritshmëri të mëdha. Pritshmëri të planit për luftë për drejtësi dhe sundim të së drejtës.
Sepse paqja nuk realizohet vetëm në rast kur nuk ka konflikte dhe tensione, por edhe atëherë kur maksimalisht është prezente drejtësia dhe sundimi i së drejtës.
Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Qeveria e re po hyn në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Kjo do të jetë rrëfimi më i rëndësishëm.
Ligjet janë miratuar, tani është koha për zbatimin e tyre të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Kush nuk dëshiron t’i bindet ligjit do të përballet me ligjin.
Dhe ne si Qeveri do të jemi partner i të gjithë aktorëve në legjislaturë, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe shoqërisë civile, medias dhe grupeve të interesit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi drejtësie që do t'u shërbejë qytetarëve.
Të nderuar,
Lufta me pandeminë vazhdon dhe do të ashpërsohet. Ky duhet të jetë mendimi ynë i parë gjatë zgjimit, deri sa ta fitojmë edhe këtë betejë me këtë armik të padukshëm. Por, si bota, ne do të kemi sukses vetëm nëse jemi të bashkuar dhe nëse respektojmë masat. Kjo vlen për të gjithë. Pa përjashtime!
Dhe ne do të kemi sukses. Jemi së bashku në këtë, së bashku do të kemi sukses. Ne kemi siguruar funksionalitetin e sistemit shëndetësor dhe të gjithë janë të pajisur me kujdes të duhur shëndetësor. Kjo pandemi konfirmoi më tej angazhimin tonë për të vazhduar investimet në sistemin shëndetësor gjatë këtij mandati.
Investimi në infrastrukturë dhe pajisje, nga të cilat është veçanërisht i rëndësishëm ndërtimi i një Qendre Klinike të re, moderne në Shkup, si dhe investimi i vazhdueshëm në kapitalin njerëzor. Të ndërtojë një sistem shëndetësor efikas përmes stafit shëndetësor të paguar mirë, të motivuar dhe të përkushtuar.
Përveç kujdesit për të ruajtur gjënë më të çmuar, shëndetin e qytetarëve, në përballimin e kësaj krize ne kemi zbatuar një sërë masash ekonomike. Masat që siguruan jetesën e shumë qytetarëve, ruajtën vendet e punës dhe mbajtën gjendjen e ekonomisë. Qeveria vazhdon me masat e reja antikrizë për të mbështetur kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe sektorët më të prekur ekonomikë.
Fillojmë një ekonomi të re maqedonase. Jemi duke e shndërruar ekonominë tonë në një ekonomi dinamike, inovative, të hapur dhe konkurruese. Ekonomia e gatshme për t'iu përgjigjur sfidave të reja dhe për të ofruar një shans për të gjithë. Ne vazhdojmë me realizimin e projekteve të infrastrukturës kapitale. Ne po përmirësojmë kushtet për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe stimulimin e investimeve të brendshme.
Kjo krizë është një motiv shtesë për ne që të punojmë dyfish më shumë. Qeveria do ta çojë vendin nga kriza me sa më pak pasoja të jetë e mundur, si dhe në një kthim të shpejtë në ritmet e mëparshme të rritjes. Ne jemi duke krijuar një kornizë që do të lejojë që pagat dhe pensionet të vazhdojnë të rriten, dhe qytetarët të kenë fuqi më të madhe blerëse. Të sigurojmë standard më të mirë të jetesës dhe të ulim papunësinë.
Në katër vitet e ardhshme, Qeveria do të ndjekë politikën e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në frymën e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Kjo qasje mundëson një ekonomi që është në funksion edhe të interesit të njerëzve dhe të planetit dhe të mjedisit jetësor të shëndetshëm. Në atë drejtim, ne po fillojmë një mobilizim të gjerë të të gjitha kapaciteteve me të cilat do të pastrojmë ajrin, ujin dhe tokat.
Të nderuar,
Ne e çuam vendin në rrugën e duhur dhe tani fillon periudha e evropianizimit më intensiv vendor. Bashkohuni, suksesi do të jetë shumë më i madh nëse çdo qytetar kontribuon në mënyrë autentike. Jepni shenjën tuaj në suksesin e vendit. Secili prej jush është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Te qytetarët shohim korrigjues, por edhe partner.
Ndiqni punën tonë dhe dërgoni vërejtje të zëshme, konstruktive dhe argumentuara. Ne, si deri tani, do ta dëgjojmë zërin tua dhe të ndjekim nevojat tuaja.
Në këtë drejtim, unë i bëj thirrje opozitës të lërë interesat e ngushta partiake dhe të tregojë sjellje shtetërore.
Rruga drejt pavarësisë është e shtruar me angazhimin, përpjekjet dhe flijimin e një numri të madh gjeneratash në historinë e vendit. Ne kemi mundësinë unike që Maqedonia e Veriut të ulet në karrigen e saj në tryezën e vendeve evropiane.
Kjo është një mundësi që nuk do ta humbasim. Të dashur qytetarë, le ta shfrytëzojmë momentin dhe të besojmë së bashku në rrugën evropiane: Të lirë dhe të hapur ndaj botës! E festojmë Pavarësinë!
"Gëzuar dhe e për shumë vite 8 Shtatori - Dita e Pavarësisë!"