Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Sergej Bazdnikin, ambasador i Federatës Ruse në vendin tonë.
Kryetari, i Qeverisë, Zaev, falënderoi me përshëndetje reciproke dhe arriti në përfundimin se interesi strategjik i vendit tonë është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE, por vendi ynë respekton miqësinë tradicionale me Federatën Ruse dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët për qytetarët, të tilla si janë ekonomia dhe kultura.
Në takim, është dorëzuar telegram urimi për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga kryeministri rus, Mihail Mishustin drejtuar kryeministrit Zaev,, dhe në të cilën shprehen angazhime për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
– Interesa strategjikë të Maqedonisë së Veriut janë anëtarësimi në NATO dhe integrimet në BE, por vendi ynë e respekton miqësinë tradicionale me Federatës ruse dhe bashkëpunimin në fushat e interesit të ndërsjelltë për qytetarët, siç janë ekonomia dhe kultura, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin.
Kjo Qeveri ka mundësi më të mira para vetes për ta avancuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, sepse janë mbyllur sfidat e mëdha të cilat qëndronin në rrugën e aspiratave euroatlantike. Tani kahëzohemi drejt rezultateve në ekonomi. Në atë rrugë jemi të gatshëm për bashkëpunim ekonomik parimor me të gjitha shtetet – miq të vendit tonë. Koalicioni qeveritar vlerësojmë se është vendosur në baza të stabile dhe në mandatin e plotë të pritur katërvjeçar qëllimet tona janë standardi më i mirë jetësor për qytetarët dhe realizimi i perspektivave evropiane,” tha kryeministri Zaev në takim me ambasadorin Bezdnikin.
Në takim u konfirmuan përcaktimet e përbashkëta për vazhdimësi në këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik.