Takimi i kryeministrit Zaev me ambasadorin polak Ticinjski: Maqedonia e Veriut ka mbështetje të vazhdueshme nga Polonia për realizimin e aspiratave evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot e priti ambasadorin e Polonisë, Vojcieh Ticinjski, i cili ia përcolli urimet për fitoren në zgjedhje dhe formimin e Qeverisë nga kolegu polak, kryeministri Mateush Moravejci.

Në takim, u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i shprehur i frytshëm dhe marrëdhëniet e fuqishme miqësore midis dy vendeve dhe veçanërisht u shpreh mbështetja e qartë nga Polonia për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin e frytshëm si aleatë të NATO-s.

Kryeministri Zaev veçanërisht e theksoi mbështetjen e vendeve të Grupit të Vishegradit (V4), kryesues aktual i së cilit është edhe Polonia dhe së bashku me Çekinë, Hungarinë dhe Sllovanikë janë partnerë stabilë dhe mbështetës të bashkëpunimit rajonal, duke u angazhuar për integrimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në takim,  u vlerësua se Maqedonia e Veriut me politikat e miqësisë dhe pa çështje të hapura me fqinjët është shembull i shkëlqyer për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe u shpreh vullnet për zhvillimin e bashkëpunimit të deritanishëm të shkëlqyer si në pikëpamje të masave për përvetësimin e krizës ekonomiko-shëndetësore dhe lidhur me bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.