Institucionet i ndjekin të gjitha rrethanat me pandeminë me virusin korona dhe sillen vendime ku shëndeti i qytetarëve është në vend të parë, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistën në emisionin “Studio e hapur” në Televizionin Kombëtar.
“Platforma për ndjekjen e procesit mësimor do të jetë e përgatitur në kohë. Në atë punojnë Fakulteti për shkencat informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), odat siç është MASIT dhe të gjithë të tjerët që janë të kyçur në proces, i dinë saktë hapat për të qenë të përgatitur në kohë, e dinë se cila është periudha e testimit dhe qëndrueshmërisë. Duhet ti parashikojmë të gjitha rrethanat për pjesëmarrje fizike të nxënësve por edhe në teori nëse pjesa më e madhe nuk plotësojnë kushte dhe janë në platformë onllajn, ajo të jetë funksionale. Prioritet më i lartë mbetet shëndeti i qytetarëve, në këtë rast shëndeti i fëmijëve. Duhet ti ndërmarrim të gjitha aspektet si kapacitete të shtetit në ballafaqim me rrethanat më të lehta dhe më të vështira. Kur bëhet fjalë për fëmijët assesi nuk duhet të lejojmë të jemi në gjendje të zgjedhim se cilët 20 apo 30 fëmijë do të pranohen në spital apo jo, më larg kësaj, nuk guxojmë të lejojmë asnjë fëmijë të përfundojë në spital”, tha Kryeministri Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetjen për masa të reja eventuale restriktive në periudhën e vjeshtës, Kryetari i Qeverisë, Zaev, shprehu bindje se ajo nuk do të ndodh, sepse beson në vetëdijen e qytetarëve, por edhe efikasitetin e shërbimeve inspektive të ngarkuara për zbatimin e masave dhe detyrimeve për mbrojtje nga virusi korona.
“Shpresën e kam te qytetarët se do ti respektojmë masat, sa më pak respektohen masat, aq më shumë do të ketë masa restriktive në pjesën e lëvizjes. Fokusi dominues është në mjetet personale për mbrojtje, mbajtja e maskës, dezinfektimi i rregullt, mbajtja e distancës. Shpresa jonë si shtet, së pari ne si pushtet ekzekutiv dhe më pas të gjithë të tjerët të respektojmë atë që thonë ekspertët dhe profesionistët. Në fund, mbrojtja personale është ajo që jep efektet më të mëdha”, tha Zaev.
Kryeministri paralajmëroi se vijon proces i plotësimit të ekipit të inspektorateve për efikasitet të tyre edhe më të madh, duke shtuar se nuk do të ketë amnisti për asnjë qytetar që i ka shkelur masat dhe obligimet.
“Krahas vetëpërgjegjësisë dhe sanksionimit gjithandej në botë funksionon dhe duhet të funksionojë edhe te ne. Prandaj shërbimet inspektuese fillojnë në procedura për plotësimin e ekipeve të tyre e tyre dhe riformimin. Besoj se do të gjenden njerëz, madje shteti mendon se si ti motivojë me paga. Sanksionet do të vazhdojnë, askush nuk do të amnistohet. Publikisht apeloj deri te të gjithë, ky është urdhër edhe i Qeverisë, çdo dënim që është dhënë duhet të ketë efektivë finale, gjegjësisht të paguhet”, shtoi Kryeministri Zaev.