Së bashku ballafaqohemi me sfidat e njëjta shëndetësore dhe ekonomike dhe vetëm së bashku mund ti tejkalojmë me bashkëpunim më të madh dhe me më shumë solidaritet. Prandaj duhet të vazhdojmë të investojmë në raporte të mira fqinjësore, t’i tejkalojmë çështjet e hapura me dialog dhe tolerancë dhe ta përmirësojmë bashkëpunimin rajonal”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në panelin kushtuar ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor, në konferencën e magazinës prestigjioze “Ekonomist”organizuari tryezë e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe pjesëmarrësit nga rajoni në temën “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohërat turbulente” për dalje të shpejtë dhe efikase nga kriza shkaktuar nga pandemia me COVID-19.
“Ardhmëria më e mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor është të vazhdohet me integrimet euroatlantike dhe asnjë opsion tjetër nuk është alternativë,” shtoi Kryeministri Zaev dhe rikujtoi se Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyeshëm për suksesin e diplomacisë dhe dialogun dhe që zhbllokoi një çështje të hapur dhe të vështirë që zgjati shumë
“Rezultati nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, tregon se qytetarët dinë edhe ti shpërblejnë politikanët të cilët sjellin vendime të vështira, të cilat janë sakta dhe kanë rëndësi shumë të madhe për ardhmërinë e vendit dhe qytetarëve. Nevojitet vullnet politik i fuqishëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të ndjeshme dhe kjo është porosi inkurajuese për Ballkanin Perëndimor. Shpresoj se arritjet tona, marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, janë mjaft frymëzuese për liderët e rajonit që të përkushtohen për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për të përforcuar bashkëpunimin rajonal, për të arritur zhvillim ekonomik më të madh dhe të mbetemi deri në fund të përkushtuar në integrimet euroatlantike”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e “Ekonomist” në Athinë, në të cilën nga ana jonë marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Kryeministri Zaev theksoi se për të rëndësi të veçantë ka fakti se udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë vendit në mandatin e dytë si Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është vizita e punës në Republikën e Greqisë, e cila përveç pjesëmarrjes në konferencën e “Ekonomist”, përfshin edhe takime me Kryeministrin Kirjakos Micotakis dhe Presidenten Katerina Sallearopullu.
Ngjarja në organizim të “Ekonomist”, nënvizoi Kryeministri Zaev është platformë serioze për debatin e së tashmes dhe së ardhmes të rajonit tonë dhe pjesëmarrja e të gjithë mysafirëve me ndikim dhe të dalluar në konferencën për politikë komunitetin e biznesit është mundësi e shkëlqyeshme për shkëmbim të ideve dhe për bashkëpunim për stabilitet politik afatgjatë si parakusht për rritje ekonomike të vendeve nga rajoni.
“Në mandatin e dytë formova Qeveri me më pak resor me qëllim të jemi më efikas. Qeveria me strukturë të qëndrueshme politike edhe me orientim të fuqishëm euro-atlantik e cila do të vazhdoj ti ndjek prioritet tona strategjike, politikat të NATO-s dhe BE-s, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përmirësimin e kohezionit të brendshëm. Në të njëjtën kohë, do të fokusohemi me ballafaqimin me COVID-19, në përforcimin e sundimit të së drejtës dhe krijimin e rritjes dinamike të ekonomisë,” tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se në lidhje me ballafaqimin me COVID-19 me rëndësi të veçantë ishte dhe mbetet bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe solidariteti i treguar me ndihmën e dhënë për të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor, me mundësinë e dhënë për qasje deri te platformat për bashkëpunim të rezervuara për vendet anëtare, si dhe për financimin e rëndësishëm dhe ndihmën ekonomike.
Në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor në konferencën e “Ekonomist” që këtë vit i është përkushtuar temës “Evropa, përforcimi i kohezionit në kohë të turbulencave”, fjalime të tyre patën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-ministrat për Punë të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis dhe Jorgos Kutrogalos.