Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren e Suedisë Forsgren Bengtson: Urime deri te Kryeministri Zaev për riemërimin dhe mbështetje nga Suedia në përpjekjet për zhvillim dhe integrimet evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Kristin Forsgren Bengston, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë.
Në takim u dorëzua letra nga Kryeministri i Suedisë Stefan Lofen, për Kryeministrin Zoran Zaev, me urim për riemërimin e tij në pozitën e Kryeministrit dhe në të cilën është riafirmuar mbështetja e Qeverisë së Suedisë në integrimet evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përcaktimi për avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim për Kryeministrin Lofe, për ambasadoren Forsgren Bengston dhe deri te Mbretëria e Suedisë për miqësinë e sinqertë edhe për mbështetjen e rëndësishme në të gjitha proceset demokratike të vendit tonë, si dhe në realizimin e qëllimeve euroatlantike. 

Në mbledhje u konstatua se vazhdojnë përpjekjet edhe të kësaj Qeverie për zhvillimin e vendit tonë, nëpërmjet implementimit të reformave të rëndësishme për qytetarët dhe shtetit, me çrast u theksua rëndësia e luftës kundër krimit dhe barazisë mes qytetarëve. 

“Krijuam Qeveri stabile e cila tërësisht është e përkushtuar të sigurojë sundim funksional të së drejtës dhe zhvillim të ekonomisë. Me sukses e zhvillojmë konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, që mundëson të drejta të barabarta dhe përgjegjësi për të gjithë qytetarët. Jemi të përcaktuar edhe drejt bashkëpunimit me opozitën për çështjet kyçe për qytetarët dhe shtetin. Vazhdojmë ti avancojmë edhe marrëdhëniet me fqinjët tanë, Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, të cilat janë ndër lobistët tanë të parë, si në NATO, po ashtu edhe në rrugën drejtë BE-së. Këtë e dëshmoi edhe vizita ime në Athinë, ku u konfirmua miqësia e përbashkët dhe qëllimet për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit. Nuk ka çështje të hapura, nëse ekziston vullnet politik i sinqertë dhe presim bashkëpunim të mirë fqinjësor, të kontribuojmë drejt zhvillimit ekonomik më të fuqishëm, të cilin e presin qytetarët nga udhëheqësit e vendeve tona. Përcaktimet tona strategjike janë NATO dhe BE dhe do të vazhdojmë të japim argumente për këtë, përmes sjelljes dhe veprimit në mënyrë evropiane”, tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, u falënderua për mbështetjen nga BE dhe Mbretëria e Suedisë gjatë krizës shëndetësore. Në takim u shkëmbyen përvojat për ballafaqim me krizën e COVID-19, me çrast u konstatua se përditshmëria e qytetarëve, procesi arsimor, procesi i punës, duhet të vazhdojnë me anë të sjelljes së përgjegjshme të secilit, me respektim të denjë të rekomandimeve nga ekspertët shëndetësor.

Në takim u diskutua edhe për hapa konkret në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë.