Kryeministri Zaev u takua me ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Jakimoviq: E avancojmë miqësinë të përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Ekselencën e tij, Dragan Jakimoviq, ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në vendin tonë, i cili i uroi punë të suksesshme në mandatin e ri në drejtim të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët.
Kryeministri Zaev dhe ambasadori Jakimoviq u shprehën të kënaqur nga raportet e mira miqësore mes dy vendeve, duke konstatuar se nuk ka çështje të hapura bilaterale, por vetëm kushte për avancimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, energjetikës, turizmit dhe sferat e rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve.
Në takim bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga iniciativat për bashkëpunim rajonal, si dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim për realizim sa më të shpejtë të qëllimit strategjik për eurointegrime të të dyja vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.