Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomik, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, sot me ftesë të Odës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit MASIT, mbajti fjalim në ngjarjen për Prezantimin e raportit të industrisë së IKT, i cili u mbajt nëpërmjet lidhjes me video konferencë. Krahas Zëvendëskryeministrit, fjalim mbajtën edhe ambasadorja e Zvicrës Ekselenca e saj Sibill Zuter dhe kryetarja e bordit drejtues të MASIT, Aneta Antova Pesheva.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se kriza shëndetësore dhe socio-ekonomike shkaktuar nga virusi korona Covid-19, e tregoi rëndësinë e sektorit të IKT-së, për zhvillimin ekonomik dhe sa digjitalizimi si proces në të gjitha sektorët është i rëndësishëm.
“Kriza na obligoi të bëjmë hap para në digjitalizimin e të gjitha proceseve, ndërsa paraprakisht, një numër i madh i kompanive thanë se nuk janë të gatshëm për ndryshime të tilla. Nga njëra anë, për ekonominë është me të vërtetë e vështirë që jemi në periudhë të tillë, ndërsa në anën tjetër më gëzon fakti që po bëhemi më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e digjitalizimit, për avancim in e proceseve prodhuese dhe krijimin e shërbimeve që më shpejtë arrijnë deri ata që u nevojiten. Ky është moment i mirë të kapim shpejtë hapin me trendet botërore dhe ekonomitë perëndimore të zhvilluara”, theksoi Zëvendëskryeministri.
Gjatë fjalimit të tij, Bytyqi përmendi tre prioritete kyçe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“E para është ajo që prej ditëve të para theksuam dhe do të tregojmë se duam të krijojmë ekonomi të parashikueshme dhe të qëndrueshme sepse konsiderojmë se ky është prioritet kyç i përbërjes së re qeveritare dhe duam të mundësojmë, jo vetëm në sektorin e IT-së, por edhe në sektorë tjerë të ketë mundësi të parashikueshme në aspektin e të gjitha implikimeve të mundshme, qoftë për politika tatimore ose doganore, nëse flasim për projeksione makroekonomike, duam të krijojmë një atmosferë në të cilën çdo individ në eko-sistemin e biznesit do të dijë se çfarë të pret në periudhën e ardhshme.
Prioriteti i dytë është të kemi koordinim dhe komunikim të suksesshëm me të gjithë aktorët në jetën ekonomike. Ne, para një kohe të caktuar si Qeveri pranuam një iniciativë nga odat ekonomike për formimin e një Platforme për dialog publik privat. Sot mund të kumtoj se me ardhjen time veçse mora iniciativë që ajo platformë jo vetëm të ekzistojë në letër, por të jetë mekanizmi kryesor nëpërmjet të cilit do të zhvillohet i gjithë komunikimi, i gjithë koordinimi dhe krijimi i politikave për sektorin e biznesit. Prandaj, njëherë në muaj, në ditë fikse, në kohë fikse, në nivel më të lartë do të takohemi që ta definojmë agjendën e përbashkët dhe aktivitetet që duam ti vendosim në tavolinë dhe të gjejmë zgjedhje. Lidhur me IT industrinë dhe sa ajo është e rëndësishme, e dini se ndoshta si asnjë Qeveri deri më tani kemi fokus të plotë në programin tonë qeveritar, në të cilin IT industrisë i japim një vend shumë të rëndësishëm, sepse konsiderojmë se përmes IT industrializimit dhe digjitalizimit, ekonomia jonë do të transformohet në një ekonomi të re zhvillimore dhe do të kap hapin me ekonomitë tjera zhvillimore”, theksoi Zëvendëskryeministri.
Bytyqi u fokusua edhe në masa konkrete nga Programi qeveritar për mandatin katërvjeçar, të cilët duhet ta lëvizin IKT industrinë dhe të mundësojnë digjitalizim të përshpejtuar të kompanive dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Thashë se duam të krijojmë mjedis të parashikueshëm të tatimeve dhe prandaj mendojmë tatimi i fitimit të mbetet në 10% në këtë mandat, por lidhur me stimulimin e kyçje së personave në IT industrinë, në vitin 2021 presim tatimin personal të të ardhurave ta ulim gradualisht, që deri në vitin 2023 të vijmë në heqjen e plotë të tatimit personal të të ardhurave, d.m.th. nga 10% të tashme, në vitin 2023 të jetë në 0%. Ky është një model të cilin e morëm si propozim nga MASIT dhe mendoj se ndoshta në aspekt fiskal duhet e vështirë për t’u bërë, sepse ne gjithmonë shohim çka fitojmë, por mendoj se argumentet që na i dhanë në MASIT ishin mjaft bindëse dhe i pranuam. Konsideroj se kjo me të vërtetë do të jetë nxitje e mjaftueshme për mbajtjen e profesionistëve në IT industrinë dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e IT industrisë. Planifikojmë edhe masa tjera, siç janë lirimi nga tatimi për rikualifikim, trajnim, trajnim në kompanitë, lirim nga tatimi i shpenzimeve që bëhen për licenca për IT industrinë dhe të ngjashme. Kemi hyrë edhe në detaje më të vogla, për të mundësuar dhe krijuar me të vërtetë një mjedis biznesi më të favorshëm dhe të parashikueshëm," theksoi Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në fjalimin e tij në ngjarjen në të cilën u prezantua Raporti për IKT industrinë në Maqedoninë e Veriut.