Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), Majlinda Bregu, e cila e vizitoi vendin tonë, si pjesë e agjendës për vizitë të vendeve të rajonit.
Në takim ku u theksua rëndësia e rritjes së vazhdueshme të bashkëpunimit rajonal midis vendeve të rajonit në ballafaqimin e sfidave, duke i marrë parasysh nevojat në fushën e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e konkurrencës, përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe investimin në rrjedhën e lirë të tregtisë
U theksuan edhe më shumë aktivitete të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, që synojnë lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim të arritjes së qëllimit strategjik të integrimit evropian të vendit tonë, i cili është i përkushtuar për të mbajtur marrëdhënie miqësore me fqinjët dhe tejkalimin e krizës shëndetësore-ekonomike.
Kryeministri Zaev shprehu besim se Qeveria garanton vazhdimësi në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësore dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin dhe menaxhimin e suksesshëm me pandeminë globale të virusit COVID-19.