Kryeministri Zaev dhe ambasadori i BE-së Gir: Në periudhën që vijon bashkë me Delegacionin e BE-së në Shkup, presim përfundim të suksesshëm të përgatitjeve në kuadër të bisedimeve, pas së cilave pritet mbajtja e konferencën së parë ndërkombëtare në dhjet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev sot e priti ambasadorin e ri të sapoemëruar të BE-së në vend, Ekselenca e tij Dejvid Gir.
Kryeministri Zaev, ambasadorit Gir i uroi mirëseardhje dhe shprehu falënderim për bashkëpunimin me paraardhësin e tij, ish ambasadorin Samuel Zhbogar, si dhe për përkushtimin e të gjithë ish shefave të Delegacionit të BE-s[ë në vendin tonë, kontributi dhe pjesëmarrja aktive e të cilëve në procesin euro-integrues të vendit tonë paraqet inspirim të madh dhe mbështetje për përkushtimin në realizimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për sigurimin e të ardhmes sonë evropiane.

Në takim u theksua se mandati i ambasadorit Gir pothuajse se përputhet me mandatin e Qeverisë së re dhe se në periudhën e ardhshme prej vetëm disa muaj, së bashku me Delegacionin e BE-së në Shkup, pritet përfundim i suksesshëm i përgatitjeve të kornizës negocuese dhe prezantimin e saj në Këshillin e çështjeve të përgjithshme, gjegjësisht në GAK të BE-së, më 10 nëntor, pas së cilit vijon edhe mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor. 

Kryetari i Qeverisë Zaev dhe ambasadori i BE-së Gir, menjëherë pas takimit mbajtën edhe konferencë për shtyp, në të cilën njoftuan për temën e diskutimit, me ç’rast Kryeministri Zaev theksoi se përgatitjet dhe përcaktimi i kornizës negocuese mes Brukselit dhe Shkupit janë përgatitje për proces të pakthyeshëm dhe shprehu kënaqësi të jashtëzakonshme nga draft korniza negocuese, propozuar nga ana e Komisionit Evropian. 

“Qëllimi ynë është të përshpejtojmë dinamikën e bisedimeve sipas kapitujve me realizim të plotë dhe të pa kushtëzuar të agjendës sonë për BE. Sa i përket anës sonë, nuk do të lejojmë arsye për shtyrje të reja. Për ne është i pranueshëm parimi i ri i kthimit të procesit në rast se ndodh degradim i ambientit demokratik në vendin tonë, por, theksoj se obligimi ynë i shenjtë është të mos e lejojmë këtë, në emër të së ardhmes së shtetit dhe qytetarëve”, theksoi Zaev dhe shtoi se ajo që sjell optimizëm janë edhe sinjalet nga partnerët tanë evropian, se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë gur pengese në fazën e bisedimeve përfundimtare.

Kryeministri Zaev potencoi se me Republikën e Bullgarisë jemi aleatë në NATO dhe se kemi obligim dhe detyrim të përbashkët ti përmirësojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin reciprok dhe të ndërtojmë miqësi.

“Fryma e vullnetit të mirë politik dhe miqësisë që dalin nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, na detyron të fokusohemi në përforcimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve dhe ta respektojmë të drejtën e vetë përcaktimit dhe vetë identifikimit si vlera themelore evropiane”, tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir.

Zaev nënvizoi se ambasadori Gir e filloi mandatin e tij në kohë kur po ballafaqohemi me krizë botërore pa presedan, për shkak të pandemisë me Covid-19 dhe se të gjitha vendet duhej shpejt të riorganizohen dhe të jenë kreativ në sjelljen e masave që do ta mbrojnë rendin tonë demokratik të jetesës, shtyllat bashkëkohore të ekonomisë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi që ti falënderohem ambasadorit Gir për mbështetjen dhe ndihmën të cilën Maqedonia e Veriut e merr nga partnerët e saj në BE në luftën me Covid-19”, theksoi Zaev dhe shtoi se krahas krizës shëndetësore-ekonomike, Qeveria mbetet e fokusuar në krijimin e kushteve për cikël të ri në rritjen dinamike të ekonomisë, zhvillim të qëndrueshëm, shtet efikas të së drejtës dhe institucione të fuqishme, arsim modern, shoqëri të qëndrueshme dhe kohezion të brendshëm. 

Ambasadori i Be-së, Dejvid Gir në konferencën për shtyp e konfirmoi përcaktimin e BE-së të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit në BE me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare gjatë udhëheqjes së RF të Gjermanisë, si mirënjohje për reformat e realizuara deri më tani dhe si nxitje për zbatim të tërësishëm të standardeve evropiane si thelb i procesi