Kryeministri Zaev: Në rast se ndihma financiare nuk arrin deri te punëtorët, kompanitë do të marrin padi penale

Në rast se ndihma financiare nuk arrin deri te punëtorët, kompanitë do të marrin padi penale, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për TV Kanal 5.

 

“Apeloj që të mos përsëriten lëshimet nga periudha paraprake dhe punëdhënësit t’i respektojnë masat dhe qëllimin që duam ta arrijmë. Gjithashtu e stimulojmë kthimin e punëtorëve të pushuar nga puna dhe nëse ndonjë kompani e bën këtë, do të ketë të drejtën të aplikojë për këtë masë dhe unë bëj thirrje që ta bëjnë këtë”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri e sqaroi mekanizmin për përcaktimin e shumës së mbështetjes financiare për paga në ekonomi, në varësi të vlerës së dëmeve në punë nga pasojat e Covid-19, si risi në pakon e katërt të masave që do të përfshijë 83.000 të punësuar, për 250.000 paga për tre muaj , për të cilat janë paraparë 70 milionë euro.