“Çështja për Goce Dellçevin duhet të zgjidhet në kuadër të Komisionit dhe jo politikës. Dëshirojmë këtë çështje ta zgjidhë Komisioni, ashtu siç gjeti zgjidhje të mira për Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Naumin, Kliment Ohridski dhe Car Samollin, të zgjidhë edhe këtë çështje në frymën e historisë së përbashkët, për shkak të festimit të përbashkët. Besoj që do të gjejnë zgjidhje edhe për Goce Dellçevin, e jona është të inkurajojmë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën në kuadër të emisionit “Vetëm e vërteta” dhe theksoi se Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të na bashkojë, të ndërtojë ura të miqësisë dhe asnjëra anë të mos tentojë të përvetësojë diçka.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme Marrëveshja miqësore e nënshkruar me Bullgarinë dhe theksoi se homologu i tij bullgar, Kryeministri Bojko Borisov, nuk ka kërcënim as koment për Maqedoninë e Veriut.
“Është e rëndësishme se në Marrëveshjen, Bullgaria merr për obligim të na mbështesë në integrimet tona evropiane dhe euroatlantike. Bullgaria e bën këtë, jo vetëm në mënyrë figurative”, tha Kryeministri Zaev, duke theksuar se mbështetja nga ana e Bullgarisë për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është e dukshme, duke kthyer fokusin e Evropës në këtë rajon.
Ai theksoi se në bisedën telefonike me Borisov është biseduar për detajet për Samitin paraprak të Procesit të Berlinit, për ballafaqim me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Politikat e mençura të mos nxitimit, e bënë Republikën e Maqedonisë së Veriut të jetë e suksesshme në përmbushjen e qëllimeve strategjike nga të cilat varet jeta në vend, me perspektive ekonomike për të gjithë qytetarët”, vlerësoi Kryeministri Zaev, lidhur me çështjen se Qeveria nuk reagoi në Memorandumin i cili u publikua në opinion, që Bullgaria vendos kushte për Maqedoninë e Veriut, nga të cilat vare procesi i negocimit në vend.
Kryeministri Zaev përsëriti se nevojitet kujdes dhe duhet të jepet shans për arritjen e zgjidhjeve. Ai theksoi, se 30 vitet të kaluara na mësuan se në këtë mënyrë nuk zgjidhen problemet, por vetëm shtohen.
“Prandaj dhe koha dëshmoi, me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, politikanët të cilët marrin vendime të guximshme për vendin e tyre, nuk do të thotë se i humbin zgjedhjet, qytetarët dinë t’i shpërblejnë”, tha Zaev, i cili nënvizoi se vendi në periudhën e kaluar dhe mandatin e tij të parë si Kryeministër, vendi ynë arriti anëtarësim në NATO, vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Më herët ishte e paimagjinueshme, por unë, jo shumë kohë më parë, kisha mundësi në Athinë të bisedoj për avancimin ekonomik, perspektivën për bashkëpunim, që është më së miri për qytetarët”, tha Kryeministri në intervistën për televizionin Kanal 5.