Kryeministri Zaev: Kritikat e opozitës janë pa argumente, sikur u pengon që masat ekonomike janë të dedikuara për qytetarët e kategorive të ndryshme

Të gjitha vendet marrin kredi për të ndihmuar ekonominë, sepse asnjë vend nuk është aq i fuqishëm që të sigurojë në mënyrë të pavarur aq shumë mjete financiare për t’u ballafaquar me këtë krizë globale dhe në këtë mënyrë arritëm të sigurojmë huamarrje mjaftueshëm të favorshme dhe mjete financiare për të mbështetur të gjithat pakot e masave ekonomike për ballafaqim me pasojat e pandemisë me COVID-19, theksoi Kryeministri Zaev në “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.

 

“Lideri i opozitës Mickoski, pa argumente i dënon masat ekonomike për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë në kushte të një krizë të tillë. Të gjithë e njohin si të paargumentuar dhe jo të hijshëm këtë sulm të masave, që përfshijnë një numër të madh të qytetarëve dhe kompanive. Të gjitha masat, duke përfshirë edhe pakon e katërt të fundit, fokusin e kanë te qytetarët e kategorive të ndryshme, si masa që janë investim në kapitalin njerëzor, në kompanitë”, shtoi Kryeministri Zaev.  
 

Ai sqaroi se vendi është në gjendje financiare të shkëlqyeshme me performanca që siguruan lartësinë e mjeteve financiare për mbështetjen e masave ekonomike.